Kukësi, një ndër qytetet më të goditura nga emigracioni e varfëria vijon të mbetet një bastion i Partisë Demokratike, ku në zgjedhjet e fundit nxori dy deputetë të djathtë dhe një të majtë. Por a kanë besim qytetaret te deputetët të cilëve u dhanë mandatin? Bëhet fjalë për deputetët Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj të nxjerrë në Kukës nga listat e PD. Le të ndjekim çfarë kanë thënë ata në një VOX POP të realizuar në qytetin verilindor.

“Ne mendojmë se këto investime do të vijojnë nuk besoj që ndalen, sipas eksperiencës nuk kanë dhënë rezultat këto deputetë. Por të shohim nuk ma merr mendja që këto kandidatë bëjnë diçka, shpresat janë. Mendoj se do vijnë më shumë investime sipas programit. Kukësi i mungojnë të gjitha gjërat duke futur punësimin, sepse të gjithë djemtë na kanë ikur nëpër shtete të botës, jemi boshatisur, duam investime në bujqësi, uljen e naftës, energjisë elektrike,,, janë element që na rrisin në ekonomi. Kukësi ka qenë i varfër më parë por jo gjihmonë do të rrijë i varfër. Me aeroportin… mendojmë se do të përparojmë”, tha një qytetar.

“Si të zbehtë jemi. Na përfundimisht ma shumë themi jo. Ndoshta dhe ka investime, por ne themi se di më a ka, ishalla punojnë për më të mirën e të gjithëve”, shtoi një tjetër.

“Qeveria duhet ti vazhdojë investimet se ka dhënë fjalën, edhe duhet ti përfundojë. Pavarësisht se ka fitur PD një kandidateje ia kemi dhënë PS, investimet duhet të vazhdojnë. Ma merr mendja se investimet do të vazhdojnë.  Mendimi im është që faktikisht kandidati që fiton në Kukës duhet të ketë shtëpinë në Kukës në mënyrë që të bashkëpunojë me popullin në Kukës, se popull i kukësit ia ka dhënë. Po ai në Tiranë, Durrës te GJiri i Lalëzit, kështu është ai mentaliteti jonë që nuk e vret mendjen askush për këtë popull. Për të bërë do të bëjnë ata”, nënvizoi një qytetar.

Më 25 prill PD në Kukës mori 2 mandate ndërsa PS 1 mandat.  PD mori  2-fishin e votave 62.27 % krahasuar me 35.84 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 0.2 % të votave.