Kombëtarja shqiptare e futbollit për 15-vjeçare ka korrrur një rezultat mbreslënës në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit, duke u renditur në vendin e 17-të mes 189 përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në këtë turne të besuarit e trajnerit Armand Dama rregjistruan disa fitore të rëndësishme.
Shqipëria e mbylli fazën e parë me pesë fitore në pesë ndeshje, duke siguruar vendin e parë në Grupin Y. Në fazën pasuese, kuqezinjtë u mposhtën 1-2 nga Egjipti, por reaguan me fitore ndaj Algjerisë (4-1), Australisë (2-1) dhe Bosnjë-Hercegovinës (4-3).
Në ndeshjen e fundit të aktivitetit, Shqipëria barazoi 2-2 me Perunë, ndërsa triumfoi 6-5 në serinë e penalltive. Ky rezultat i dha fund rrugëtimit të kuqezinjve në turne, të cilin e përfunduan në pozicionin e 17-të në renditjen e përgjithshme.
Pavarësisht se nuk arriti të shkonte më tej, përfaqësuesja shqiptare lë pas një eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare, me një bilanc të pasur fitoresh dhe mundësinë për të matur forcat me akademi e kombëtare nga e gjithë bota.
Renditja në vendin e 17-të merr një vlerë të veçantë duke pasur parasysh përmasat e këtij aktiviteti. Në edicionin e parë të FIFA U-15 Ëorld Cup & Festival morën pjesë 189 ekipe kombëtare nga federatat anëtare të FIFA-s, duke e bërë këtë turne një prej aktiviteteve më të mëdha të organizuara ndonjëherë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.






Komente
Komento