Fitojnë Juve, Arsenal dhe Dortmund
ndalet Napoli e Liverpul,humbet Reali

Fitojnë Juve, Arsenal dhe Dortmund<br />ndalet Napoli e Liverpul,humbet Reali
Reali i Madridit humbet mundësinë që të afrohet me Barcelonën në renditje, pasi humbi në transfertë përballë Villarealit me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar në pjesën e parë nga Roberto Soldado.
 
Pas humbjes së Realit dhe barazimit të Barcelonës përfitoi Atletiko që u ngjit në vendin e parë me pikë të barabarta me katalanasit pas fitores me Bilbaon 2-1.
 
Në Angli Liverpuli shpëtoi në fund nga humbja duke dalë me një pikë nga përballja me Ëest Bromëich Albion duke humbur shansin për t’u afruar me kreun.
 
Arsenali fitoi me Aston Villa dhe mori kryesimin e Premier League, ndërsa Totenham humbi me Neëcastle.
 
Në Gjermani Dortmundi u afrua me 5 pikë nga Bayern Mynih pas fitores së thellë 4-1 përballë Eintracht Frankfurt.
 
Në kampionatin italian Napoli dhe Roma nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 duke i dhënë mundësinë Juventusit të afrohet pas fitores përballë Fiorentinës 3-1 dhe Interit të shkëputet në krye. 




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë