Fitojnë Korça, Kukësi dhe Partizani
Idrizi: Flamurtari shiti fanellën, turp

Fitojnë Korça, Kukësi dhe Partizani<br />Idrizi: Flamurtari shiti fanellën, turp
Në përfundim të javës së 25 të Superiores Kukësi udhëheq renditjen e përgjithshme me 52 pikë. Në vendin e dytë ngjitet Skënderbeu duke u futur në lojë për titullin, teksa pak javë më parë ishte në vendin e 4 me 6 pikë diferencë nga kreu.

Pas dy humbjeve radhazi me Laçin dhe Skënderbeun, Tirana zbret në vendin e tretë me 47 pikë aq sa ka edhe Partizani që vjen pas dy fitoreve me Apoloninë dhe me Flamurtarin. 

Kujtojmë që Tirana dhe Partizani kanë nga një ndeshje më pak, derbin që është planifikuar më 12 Mars.

Kronika e 4 ndeshjeve
Sfida kryesore e zhvilluar në Korçë, Skënderbeu-Tirana u ka buzëqeshur kampionëve në fuqi me rezultatin minimal 1-0. Golin për kampionët e ka shënuar kapiteni me penallti.

Berisha arriti që të rrëmbente një penallti pas ndërhyrjes së Kërcikut në zonë në minutën e 65. Nga pika e bardhë kapiteni Shkëmbi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë duke e shndërruar në gol.

Sfida mbushi stadiumin e ‘Skënderbeut’ si radhë

plot, teksa të shumtë në numër të pranishëm ishin edhe tifozët e Tiranës që rikthehen për mbështetjen e ekipit bardheblu në transfertë pas dënimit disa javor që morën.

Kukësi ruan kryesimin edhe pas javës së 25 pas fitores së thellë me goleadë përballë Teutës me rezultatin 5-2. Sfida e zhvilluar në verilindje të vendit dhuroi plot 7 gola, spektakël dhe emocione në shkallët e stadiumit, pasi ishte i mbushur në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës.

Golat për ekipin e Kukësit u shënuan nga Malota dhe dopietat e Pejic dhe brazilianit Pit. Ndërsa për ekipin e Teutës golat u shënuan nga Kastrati dhe nga Nika.

Sfida tjetër mes Laçit dhe Vllaznisë përfundoi me fitoren e vendasve me golin e Veliajt. Trajneri Zmijani e nis me humbje aventurën e tij në drejtimin e Vllaznisë.

Në Durrës, Partizani mori një fitore me vlera me përmbysje përballë Flamurtarit 2-1.

Golin e Telushit në pjesën e parë, të kuqtë e Duros e bënë të pavlefshëm me golat e Rrahmanit dhe Racic.

Por pas humbjes me Partizanin, Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi akuzoi ekipin e tij për shitje të ndeshjes.

Madje Idrizi shkon më tej duke deklaruar se emrat e lojtarëve që kanë shitur ndeshjen do t’i bëjë publik në vazhdim.

Idrizi ka kërkuar një mbledhje urgjente me bordin drejtues për të rishikuar marrëdhënien me cdo lojtar pas ndeshjes me Partizanin.
 
Deklarata e plote e Sinan Idrizit:
 
Tifoze dhe sportdashes!
 
Sot une dhe ju nga televizori pame turpin e rradhes ne futbollin shqiptare.
 
Sot turpin e ka bere Flamurtari dhe lojtaret e tij.Sot fanella e Flamurtarit eshte shitur ( emrat do ti mesoni shume shpejt) dhe mbi te gjitha ja dolen te na marin trofeun qe me aq mund e fituam,trofeun e dinjitetit.
 
Nga sot mardhenia jone si drejtues ndaj cdo indidivdi ne klubin Flamurtari do te rishokohet dhe nga sot te gjithe lojtaret e klubit do te sanksionohen.
 
Kjo eshte masa administrative nderkohe qe nga neser masat do te jene edhe ligjore.
 
Si president i kerkoj bordit mbledhje urgjente diten e neserme.
 
Prisni dhe do shihni...

Sinan Idrizi
 
 
Ndeshja Flamuratari - Partizani 2 me 1



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni