"Fiton" Durrësi Antik, ja si e
projektuan maturantët e "Petro Ninit”

projektuan maturantët e "Petro Ninit”">
Durrësi antik “fiton” mbi Durrësin e sotëm, nxënësit e “Petro Nini Luarasit” propozojnë të bëhet ndërthurja e dy kohëve për të modernizuar qytetin

Qytetet moderne, ndërtuar mbi rrënojat e qyteteve antike, janë të vetmit në “arenën” e të cilëve dy botë krejt të ndryshme mund të ndeshen mes tyre a të shpalosin vlerat.
 
Kjo vlen dhe për një qytet si ai i Durrësit me pallate shumëkatësh e port jahtesh, apo Dyrrahut para Krishtit me amfiteatër klasik.

Nxënësit e shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar prezantuan sot projektin kurrikular me titull: “Durrësi Antik vs Durrësi Modern”.

Gjatë punimit të tyre, nxënësit e kishin konceptuar Durrësin në tre kohë: 1-Në antikitet; 2-Në mesjetë; 3-Në ditët e sotme.

Gjatë aktivitetit u sollën fakte dhe të dhëna nëpërmjet të cilave promovohen vlerat turistike të këtij qyteti. E veçanta e gjithë projektit ishte fokusimi dhe rëndësia që i jepet faktorit mjedisor dhe territorial duke krahasuar dhe analizuar çdo element për të arritur në vlerësimin se në cilën kohë Durrësi do të mund të konsiderohej “Qytet për njerëzit”.
 
Dhe rezultati i nxënësve maturantë ishte se; Durrësi antik “fiton” mbi Durrësin e ditëve të sotme për vlerat historike, arkeologjike dhe arkitekturore.
 
Nxënësit, gjithashtu propozuan të bëhej një ndërthurje e dy kohëve, në mënyrë të tillë që Durrësit të mos i humbasin vlerat historike që ka, por përkundrazi ai të kthehet në një “Qytet të zgjuar” duke ruajtur pasuritë arkeologjike dhe duke u modernizuar.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi, vlerësoi interesin e të rinjve për studimin e njohjen e Durrësit, qytetit ndërkombëtar arkeologjik dhe kryeqytetit arkeologjik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, me jetë aktive qytetare prej njëzet e tetë shekujsh.

Për prof. dr. Lida Miraj ky ishte një aktivitet mbresëlënës, madje ajo u shpreh entuziaste për punimet e maturantëve dhe realizimin e këtij projekti. Prof. Miraj i shoqëroi nxënësit gjatë vizitës në Durrës duke i shpjeguar atyre të gjitha monumentet e kulturës të qytetit antik.
 
Drejtoresha e shkollës “Petro Nini Luarasi” znj. Teuta Braçaj falenderoi Muzeun Historik Kombëtar dhe drejtorin Melsi Labi për realizimin e këtij projekti dhe për ndihmën e dhënë nxënësve nga stafi i muzeut.
 
Ndër të tjera znj.Braçaj shprehu se, ishte krenare për të gjithë maturantët e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Në fund të aktivitetit nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan më certifikata.

aktiviteti

aktiviteti
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri