Fiton Skënderbeu, Tirana shpëton
për mrekulli, kryeson Teuta garën

Fiton Skënderbeu, Tirana shpëton<br />për mrekulli, kryeson Teuta garën
Skënderbeu e nis mbarë kampionatin duke mundur që javën e dytë pretendentët e Kukësit me rezultatin 1-0. Ndeshjen e zhvilluar në Korçë e vendosi një gol i Hristov në pjesën e dytë duke detyruar miqtë të largohen me kokën ulur. Kukësi priste që të përfitonte nga lodhja e Skënderbeut, por kampionët treguan se vazhdojnë që të jenë të pathyeshëm edhe këtë edicion.

Skënderbeu duket se edhe këtë edicion nuk do të lëshojë, pasi shanset që të fitojë titullin e gjashtë radhazi janë reale, teksa kundërshtarët ende nuk janë të gatshëm për ta rrëzuar nga froni.

Laçi konfirmohet si ‘macja e zezë’ e pretendentëve, teksa edhe këtë edicion vazhdon që të ndalë Tiranën. Pas Partizanit javën e parë në Tiranë, në javën e dytë ndalën në barazim 1-1 bardheblutë në ndeshjen e zhvilluar në Krujë për shkak të punimeve që po kryhen në stadiumin e Laçit.

24 herë kampionët e vendit shpëtuan për mrekulli nga humbja, pasi barazuan në minutën e 93 me një super gol të Karabecit duke i hequr vlerën e tre pikëve golit të Xhejms në të 28’.

Ndërsa në ndeshjen e fundit që u zhvillua të shtunën Teuta mposhti ekipin e Vllaznisë në Durrës me rezultatin e pastër 2-0 dhe marrë kryesimin e kampionatit. Teuta javën e parë të kampionatit mundi Flamurtarin 1-0 dhe me fitoren e javës së dytë merr kryesimin. Golat për ekipin e Teutës u shënuan nga Hoxha dhe nga djali i teknikut Magani, Artur Magani. 


d.balla/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA