Presidenti Donald Trump thotë se nuk ka asnjë dyshim që SHBA-të kanë arritur një “fitore totale dhe të plotë” pas arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dyjavor me Iranin.

Në një intervistë për Agence France-Presse pas njoftimit të tij, ai tha se uraniumi i pasuruar i Iranit do të “trajtohet në mënyrë të përsosur” sipas marrëveshjes.

“Ose përndryshe nuk do ta kisha pranuar,” tha Trump, pa dhënë detaje konkrete se çfarë do të ndodhë me uraniumin.

Kur u pyet nëse do t’u rikthehej kërcënimeve të tij fillestare për të shkatërruar centralet civile dhe urat e Iranit nëse marrëveshja dështon, ai u përgjigj vetëm: “Do ta shihni.”

Trump, i cili pritet të udhëtojë në Kinë muajin e ardhshëm për t’u takuar me homologun e tij kinez Xi Jinping, tha se beson që Kina ka kontribuar në sjelljen e Iranit në tryezën e negociatave për të rënë dakord për armëpushimin dyjavor.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA dhe Irani bien dakord për armëpushimin dyjavor dhe rihapjen e Hormuzit! Zbardhen 10 pikat e planit të Teheranit