Fitore me aromë kreu, Partizani s'e diskuton Skënderbeun në 'Selman Stërmasi'

Partizani, skuadra kampionë e Shqipërisë, është rikthyer në krye të klasifikimit në javën e nëntë të Superligës pas fitores 3-1 kundër Skënderbeut. Të kuqtë, në sfidën e zhvilluar në Selman Stërmasi, arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e 3 të takimit falë Egzon Belicës që dërgoi në rrjetë topin pas një goditje këndi.

16 minuta më pas Bruno Telushi do të dyfishonte për ‘demat’ pas ekzekutimit perfekt të një goditje dënimi. Para përfundimit të pjesës së parë Skënderbeu do të gjente forcat të reagonte dhe të shkurtonte diferencat me Nazmi Gripshin. Gjithsesi në pjesën e dytë një gol i Erald Çinarit do të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë