'Fitoren e PS e nisim nga Durrësi i ri', Rama ia pret shkurt punonjësit: Lëre partinë se s'kemi ardhur për të, rindërtimi është demokrat e socialist

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës në zonën e ish-Kënetës ku po inspekton punimet për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një punonjës i bashkisë teksa i ka thënë Ramës se ai i ka mbajtur premtimet dhe e ka falenderuar në emër të të gjithë banorëve të Durrësit të ri, ai ka deklaruar se fitorja e PS do të nisë nga kjo zonë.

"Kur kemi bë një takim në 2013 ska pasur infrastrukturë  dhe asgjë. Kemi një Durrës të ri. ti eke mbajt fjalën dhe në emër të të gjithë banorëve të Durrësit të ri të falenderoj përzemërsisht. Barometri për fitoren e PS do nisi nga Durrësi  i ri", tha ai.

Mirëpo Rama ia ka prerë shkurt punonjësit duke i thënë se aty nuk ka shkuar për parti, pasi rindërtimit është i gjithi njësoj si për demokratët ashtu edhe për socialistët.

"Partinë ta mbajmë në zemër dhe në gojë kur të jetë dita e partisë. Lere partinë se skemi ardhur për partinë këtu. Rindërtimi ska parti i dashur, ai është i gjithi demokrat e socialist, me llafe pa llafe", shtoi ai.

Këto ditë kreu i qeverisë ka qenë në disa zona në Durrës ku u ka dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara disa familjeve të prekura nga tërmeti tragjik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve

Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve