Sonte është prova e dytë e Shqipërisë së Sylvinhos. Ekipi Kombëtar pret në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45 Moldavinë me objektivin e vetëm fitoren. Tre pikat janë detyrim për kuqezinjtë pasi do të ishin të parat në grupin E kualifikues dhe do të mbanin në garë Shqipërinë për ëndrrën dhe objektivin kualifikim. Skuadra është gati. Ekipi ka ditë që stërvitet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe atmosfera është optimiste.
Braziliani me përjashtim të ndonjë dyshimi të vogël formacionin e ka përcaktuar. Dilema i takon portës ku tekniku do vendos mes Strakoshës e Beriushës që të dy nuk janë aktivizuar aspak këtë sezon. Në mbrojtje nga e djathta në të majtë do rreshtohen kapiteni Hysaj, Ismajli, Gjimshiti e Mitaj. Treshja e mesit të fushës pritet të përbëhet nga Ramadani, i rikthyeri Bare dhe Bajrami e në sulm Asani, Uzuni e Cikalleshi. Sylvinho të 7 ndeshjet e mbetura në grup I cilëson finale dhe kjo e sotmja edhe pse na sheh si favorit është po finale.
Kapiteni Hysja sqaron në konferencë se nuk ka ndeshje të lehta por pritshmëritë janë të mëdha. Në debutimin e Sylvinhos para publikut shqiptar pritet që stadium të jetë gati plot me më shumë se 20 mijë tifozë.
Shqipëria nuk ka ende asnjë pikë në grup ndërsa Moldavia i ka barazuar dy ndeshjet e luajtura deri më tani. Me ndihmën e publikut dhe me cilësitë e futbollistëve pritshmëritë nga ekipi Kombëtar sot janë tre pikët ndaj Moldavisë.
Përgatiti Andi Kapxhiu