Fitorja e Erdogan, qytetarët
protestojnë me tenxhere e tiganë

Fitorja e Erdogan, qytetarët<br />protestojnë me tenxhere e tiganë
Fitorja e Erdogan sa i përket referendumit kushtetues nuk është pritur vetëm me fishekzjarrë, në shumë qytete të vendit mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar rezultatin i cili synon ti jap më shumë pushtet presidentit.

Shumë prej tyre në rrugët e Beshiktash dhe jo vetëm  kanë protestuar në mënyrë origjinale  me tenxhere e tiganë e duke  thirrur Erdogan hajdut, vrasës ndërsa shumë të tjerë kërkonin edhe largimin e tij.

Në shumë qytetet demostruesit bllokuan edhe trafikun, ndërsa në Izmir dhe në Ankara ata u përballën edhe me policinë ,madje  duke u  shënuar edhe përplasje mes mbështetëse të presidentit  dhe përkrahësve të opozitës.

Pavarisht kundërshtimit të opozitës, komisioni i zgjedhjeve i konsideroi kutitë e konstestuara të vlefshme.Mediat raportojnë se ishin pikërisht  votat e emigrantëve ato që përcaktuan fitoren e Erdogan.

[gallery]21857[/gallery]
Merkel: Vendi i përçarë, duhet dialog

Në një klimë të tillë, kur vendi është i përcarë kancelarja Merkel bën thirrje se duhet dialog politik mes të gjitha partive politike dhe civilëve.

Merkel u shpreh se Gjermania respekton vullnetin e popullit turk duke nënvizuar se presidenti turk ka tashmë një përgjegjësi të madhe.

Pas referendumit turk, presidenti i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister kërkoi që të ndërpriten negociatat  e anëtarësimit të Turqisë në BE. Sipas zyrtarit pjesë e CDU së Merkel, rikthimi i dënimit me vdekje mund t’i jap fund negociatave të anëtarësimit.

Referendumi në Turqi, OSBE nuk u respektuan standartet demokratike
 
Ndërsa opozita turke kundërshton rezultatin e referendumit që synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale edhe OSBE  shprehet  se ky referendum nuk ka respektuar standartet demokratike për shkak të mungesës së paanshmërisë.

“Në përgjithësi referendum nuk ka respektuar normat bazë të Këshillit të Evropës” u shpreh lideri që përfaqëson Asamblenë Paralmentare të Këshillit të Evropës.  OSBE vuri re se gjatë fushatës janë verifikuar dhunime të standarteve të OSBE, standarteve evropiane sa i përket lirisë dhe barazisë së votës

Për vëzhguesit, fushata për referendumin turk "ishte e padrejtë" për shkak të "mungesës së mundësive të barabarta, një mbulim të njëanshëm medias dhe kufizime mbi liritë themelore".

Të gjitha këto kufizime kanë "krijuar  pabarazi " në administrimin e referendumit. Vëzhguesit gjithashtu kritikojnë "ndryshimet proceduriale të vendosora në minutën e fundit.

Erdogan: Mposhtem shtetet qe na kritikuan

Nga ana tjetër Erdogan sulmon shtetet të cilat e kanë kritikuar, “Luftova kundër shteteve më të fuqishme në botë, më sulmuan me një mentalitet kryqëzimi. Rezistuam si një komb” u shpreh presidenti përpara turmës e cila e priste në aeroportin e Ankarasë.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij