Fitorja e Macron, Meta: Uroj që rizgjedhja si president i Francës të nxisë mbështetjen që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të përfundojë me sukses

Fitorja e Macron, Meta: Uroj që rizgjedhja si president i Francës të nxisë mbështetjen që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të përfundojë me sukses

1650832280_metamacron.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për fitoren e Emmanuel Macron duke uruar se rizgjedhja e tij si president i Francës do të nxitë mbështetjen që procesi i integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfundojë me sukses.

Meta shton se ka besim që do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë dypalësh mes Shqipërisë dhe Francës ndërsa pret që partneriteti euroaltantik do të rritet dhe forcohet më shumë gjatë mandatit të ri të Macron.

"I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron,

Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze. Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.

Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur", tha Meta.


Lajmi kryesor:

Macron rizgjidhet president i Francës me 58% të votave: Nuk do jem ai i 5 viteve të shkuara, do jem president i të gjithëve! Le Pen pranon humbjen


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut