Macron rizgjidhet president i Francës me 58% të votave: Nuk do jem ai i 5 viteve të shkuara, do jem president i të gjithëve! Le Pen pranon humbjen

Presidenti francez Emmanuel Macron mundi rivalen e tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dielën me një diferencë të madhe votash. Sipas rezultateve të Exit Poll-eve, Emmanuel Macron parashikohet që të marrë 58.2% të votave, duke lënë pas kandidaten e krahut të djathtë Marine Le Pen, e cila ka marrë 41.8% të votave.

Në fjalimin e tij të fitores, Macron falenderoi të gjithë mbështetësit, ndërsa u zotua se nuk do të vijojë me metodat e 5 viteve të shkuara, por theksoi se do të jetë president i të gjithëve.

Nga ana tjetër, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pranoi humbjen dhe u tha mbështetësve se rezultati është një fitore për partinë e saj. ‘Respektojmë verdiktin e kutisë së votimit’, tha ajo. Le Pen shtoi se do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze, megjithëse më parë kishte thënë se mund të largohej nga politika nëse humbiste.

Momentet e gëzimit u panë në ekranet e mëdha afër Kullës Eiffel, ku ishin mbledhur mbështetësit e Macronit, të cilët mbanin flamuj francezë dhe të Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e votuesve ishte më e ulëta, për një balotazh presidencial që nga viti 2002, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara pasdite.

Macron dhe Le Pen kaluan në balotazh pasi përfunduan në vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, midis 12 kandidatëve që garuan në raundin e parë më 10 prill. Formacioni i raundit të dytë ishte një përsëritje e balotazhit presidencial të vitit 2017, kur Macron, atëherë një i sapofutur në politikë, mposhti Le Pen.

Aftësia e Le Pen për të tërhequr votues të rinj që nga viti 2017, është treguesi më i fundit se publiku francez po i drejtohet politikanëve ekstremistë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:27
Fitorja e Macron, Meta: Uroj që rizgjedhja si president i Francës të nxisë mbështetjen që procesi i integrimit të Shqipërisë në BE të përfundojë me sukses

1650832280_metamacron.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për fitoren e Emmanuel Macron duke uruar se rizgjedhja e tij si president i Francës do të nxitë mbështetjen që procesi i integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor të përfundojë me sukses.

Meta shton se ka besim që do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë dypalësh mes Shqipërisë dhe Francës ndërsa pret që partneriteti euroaltantik do të rritet dhe forcohet më shumë gjatë mandatit të ri të Macron.

"I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron,

Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit Tuaj në drejtimin e Republikës Franceze. Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.

Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur", tha Meta.

Ora 21:50
Fjalimi i Macron si president i rizgjedhur: Falenderoj të gjithë ata që kanë besuar tek unë, do realizojmë projektin për një Francë më të fortë

1650830700_macron1.jpg

Emmanuel Macron e ka nisur fjalimin e tij duke falënderuar të gjithë ata që i kanë besuar duke e rizgjedhur si president të Francës. Macron u shpreh se është i vetëdijshëm se disa vota i ka marrë nga ata që kanë synim të bllokojnë të djathtën ekstreme.

“Pas 5 vitesh transformim, më keni zgjedhur edhe për 5 vite të tjera. Dua të falënderoj të gjithë francezët që kanë besuar tek unë për të realizuar projektin tonë për një Francë më të pavarur dhe më të fortë. U them atyre që kanë votuar për të djathtën ekstreme që do të jetë përgjegjësi e imja dhe ekipit tim që të adresojmë shqetësimet e tyre. Kjo është epokë e re, nuk do të vazhdojmë me metodën e 5 viteve të shkuara.

Unë do të punoj që të kemi një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt dhe askush nuk do të lihet anash. Unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve. Ne kemi shumë për të bërë dhe lufta në Ukrainë na kujton se po kalojmë kohë tragjike, tha Macron.

Ora 21:29
Drejt podiumit për fjalimin e fitores, Macron shfaqet i kapur për dore me gruan! Shoqërohen nga një grup fëmijësh

1650829590_b382b5784ac54346a89ef66df45475aa.jpg

Emmanuel Macron ka mbërritur në kullën Eiffel dhe pritet të flasë për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

Teksa po shkonte drejt podiumit, ishte kapur për dore me gruan e tij Brigitte ndërsa shoqëroheshin nga një grup fëmijësh dhe në sfond ishin tingujt e simfonisë “Ode to Joy” të Beethoven.

Macron ndalonte për të përshëndetur mbështetësit e tij duke i dhënë dorën.  

Ora 20:52
Rama reagon për fitoren e Macron: Uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez

1650826615_FRIXMwXsAImifX.jpg

Kryeministri Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pasi Exit Poll e nxjerrin fitues të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ndër të tjera, Rama shkruan se mezi pret që të Macron të vizitojë Shqipërinë.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”, tha Rama.

Ora 20:49
Marine Le Pen pranon humbjen: Unë nuk do i braktis francezët! Në vendin tonë mund të frynte një erë lirie

1650826327_fc872f967ec24840b6f073f5bb2bab7a.jpg

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, por tha se do të vijojë betejën.

Teksa fliste para mbështetësve të saj, pati brohoritje të mëdha ndërsa Le Pen u tha se kishin arritur një rezultat historik. Le Pen përmendi zgjedhjet legjislative që do të mbahen në qershor duke thënë se beteja nuk ka përfunduar ende.

“Në vendin tonë mund të frynte një erë lirie, por kutitë e votimit treguan të kundërtën. Rezultatet e sotme përfaqësojnë fitore. Në këtë humbje, ndjej një shpresë. Sonte ne nisim betejën e madhe të zgjedhjeve legjislative. Unë nuk do i braktis francezët. Rroftë Franca”, tha Le Pen në një fjalim të shkurtër.

Ndërkohë mbështetësit e saj e ndërprenë duke bërtitur me të madhe “Marine, Marine, Marine”. 

Marine Le Pen hodhi edhe akuza ndaj kundërshtarit të saj Emmanuel Macron se ka kryer fushatë me mashtrime, ndërsa vijoi falenderimet për mbështetësit. 

Ora 20:35
Liderët e BE-së urojnë Macronin për fitoren, presidenti PE-së: Në këtë kohë të trazuara kemi nevojë për një Evropë solide

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Francë dhe ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij të parashikuar.

‘Urime të ngrohta i dashur Emmanuel Macron. Në këto kohë të trazuara, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë që është plotësisht e përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik.’- shkruan Micheal.

Urimit të tij i bashkohet edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Usula von der Leyen, e cila thotë se mezi pret të punojë edhe një herë me presidentin e rizgjedhur.

‘I dashur EmmanuelMacron, urime për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer. Së bashku, ne do të çojmë Francën dhe Evropën përpara.’- shkruan Von der Leyen.

Ora 20:09
Zgjedhjet presidenciale në Francë, PS përgëzon Macron: Fitore e rëndësishme e Europës së Bashkuar

1650810745_61574267303.jpg

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar duke përgëzuar Emmanuel Macron pasi Exit Poll e nxjerrin fitues të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

“Përgëzime Emanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme”, shkruan Balla.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dukatesia: 24/04/2022 20:24

    Bravo makron. Urime per fitoren.ju lutemi punzoni edhe per shqiperin. Ndyshe po' erdhi rusi ne ballkon u shkaterruar edhe Europa.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 24/04/2022 21:43

      Shkolla jote left chat

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut