Fitorja e parë në 2023, trajneri i Partizanit: Skuadra ka ndryshuar, nuk flas për titullin

Fitorja e parë në 2023, trajneri i Partizanit: Skuadra ka ndryshuar, nuk flas për titullin

Giovanni Colella, trajneri i Partizanit

Partizani fitoi 0-1 me Bylisin në Ballsh. Me këto tri pikë "Demat" futen në garë për titullin kampion, duke qenë -3 pikë nga Tirana kryesuese. Fitorja e parë e Partizanit është komentuar për Oversport edhe nga trajneri i të kuqve, Giovanni Colella.

"E vetmja mënyrë për të dalë nga kriza është që të fitonim ndeshjen. Jemi të kënaqur që arritëm fitoren e parë për vitin 2023 dhe tashmë shohim përpara. Ne mendojmë për ndeshjet me radhë. Nuk i vendosim limite vetes. Mundohemi që të bëjmë sa më shumë pikë dhe më pas të shohim se çfarë do të bëjmë.

Loja e Partizanit lë për të dëshiruar këtë vit, çfarë ka ndryshuar? Jam dakord, por ka ndryshuar skuadra. Ekipi duhet të gjejë ekuilibra të rinj, sepse disa lojtarë janë larguar. Pastaj kur mungojnë rezultatet, luan pak më keq. Sepse humb besimin. Shpresojmë që ata që kanë ardhur të arrijnë formën optimale, sepse nuk janë në nivelin e atyre që janë larguar. Sot nuk ishte një ndeshje e bukur, por ndaj Egnatias luajtëm shumë mirë, ndoshta ndeshjen më të mirë, edhe pse nuk fituam. Por jam dakord me konstatimin tuaj.

Besimi ndaj të rinjve? Një nga objektivat e këtij vitit është që të afirmuar lojtarët e rinj të klubit. I kënaqur me performancën e lojtarëve të rinj? Kanë ardhur lojtarë shumë të mirë. Nuk mund tu kërkoj të jenë perfekt për shumë gjëra, që ata i bëjnë për herë të parë në karrierë. Unë mërzitem i pari, por nuk mund ti kritikojë. Si gjendja fizike, edhe ajo psikologjike ndikojnë, prandaj nuk mund t'u kërkoj më shumë se ç'pritet.

Partizani për titull tani? Jo, nuk do të flas më për titullin. T'i marrim ndeshjet me rradhë dhe të mendojmë për Erzenin, pa menduar se përse na duhen tre pikët. Më vonë do të bëjmë llogaritë dhe të shohim se në ç'rrugë jemi”, tha Colella.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Partizani një gol për tri pikë kundër Bylisit, arbitri ndërpret ndeshjen! Policia në fushë


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë