Fitorja e parë vjen në ekstrem, Josa: Vllaznia e meritoi kundër Kukësit! Marku: Shumë i gëzuar për fitoren

Para ndeshjes Kukësi ia kishte frikën dhe ashtu ndodhi. Me një gol në minutën e 96 të Herald Markut, pak pasi Vllaznia kishte humbur një penallti, shkodranët ia dolën të fitonin 2-1 në javën e dytë të Superligës.

“E mbizotëruam Kukësin në të gjithë drejtimet dhe duhet të kemi parasysh se me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë. Një Kukës që është ndërtuar për objektiva të mëdha. Pas ndeshjes mund të flasim për shumë gjëra, pasi mund të shkonim 2-0 me penalltinë, por me çfarë diskutova nuk kishte qenë, pasi nuk kishte pasur kontakt,”-u shpreh Mirel Josa, trajner i Vllaznisë.

“Jam shumë shumë i gëzuar në rradhë të parë për 3 pikët sepse ishin shumë të nevojshme pavarësisht se është ndeshja e dytë e kampionatit. Na vjen në një moment kur duhej ky trepikësh pasi na jep entuziazëm dhe moral për ndeshjet e ardhshme. Sigurisht kam shënuar edhe më parë gola, por ky në minutat e fundit ishte një adrenalinë shumë e madhe,”-deklaroi Herald Marku, futbollist i Vllaznisë.

Për Kukësin situata nuk është e ngrohtë, pasi në dy javët e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë.

“Ishim dobët dhe na Vllaznia fillimisht na dominoi dhe i uroi për 3 pikët, por në pjesën e dytë shkuam atje ku mendonim që në fillim. Patëm një pjesë më të mirë se Vllaznia dhe me pak fat e shans mund ta mbyllnim lojën, por është faji jonë që nuk ishim të vëmendshëm qoftë në minutën e 96 apo në të 98. Loja mbaron atëherë kur bie bilbili,”-tha Skënder Gega, trajner i Kukësit.

Ndeshja tjetër e së dielës mes Egnatias dhe Tiranës u fitua 0-2 nga bardheblutë kampionë në fuqi, por ajo u ndërpre për 12 minuta për shkak të një dëmtimi të rëndë të futbollistit Qefalia, i cili vijon të jetë në spital. Ndërkohë java e dytë e kampionatit mbyllet me sfidën Partizani-Laçi, që luhet sot në ‘Elbasan Arena’ në orën 19:30.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot