Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. 

Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, Macron vlerëson kursin reformator të qeverisë shqiptare, duke e vënë theksin te reforma në drejtësi. 

"Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Kursi i reformave do ta afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian. 

Mirënjohje për rëndësinë që i kushtoni Francës. 

Jemi bashkë për Europën e së ardhmes",
thuhet në mesazhin e urimit të presidentit frances, Emmanuel Macron, drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com