Kryetari i Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Në një mesazh drejtuar kreut të qeverisë, Mitsotakis uron Ramën për suksese në drejtimin e vendit mandatin e dytë, ndërsa thekson se dy vendet duhet të ecin përpara në në përmirësimin e marrëdhënieve.
 
"Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
 
Të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve tona”
, thuhet në mesazhin e Mitsotakis drejtuar kreut të qeverisë shqiptare. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com