Fitorja e PS, Rama mesazh
mbështetësve dhe "armiqve" 

Fitorja e PS, Rama mesazh<br />mbështetësve dhe
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një mesazh mbështetësve dhe "armiqve" siç i cilëson ai, pas fitores së mandatit të dytë qeverisës në 25 qershor. 

"Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni", shkruan Rama, ndërsa "armiqve", shton ai, "nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh mes njerezve te zakonshem, edhe te rinjve fare!"

Fitoren e 25 qershorit Rama e cilëson fitore të Shqipërisë, ndërsa thekson se për PS-në dhe për të si kryeministër, përgjegjësitë rriten. 

"Ne fund dua t'ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise", thotë Rama. 

Në fund, Rama shton se pavarësisht nga ndasitë, të gjithë jemi të një gjaku dhe një gjuhe. 

"Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire. Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia", shkruan Rama. 

rama ne fb
(Postimi i Ramës në Facebook)

Shënimi i plotë i Ramës:
Te dashur miq te ketij rrjeti,

faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e "armiq" te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime🙏
Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni. Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik✌️😉
Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni. Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa... Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po "grushtohem" deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen😀😉

"Armiqve" te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh mes njerezve te zakonshem, edhe te rinjve fare! Dhe dua ta dini te dashur "armiq", se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik😢😩

Ne fund dua t'ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise. Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a "grushtohemi", se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare🇦🇱

Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe🤗 Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire🇪🇺
Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia🙏
Perqafime
Edi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......