Fitorja e Vetëvendosjes/ Rama: Shpresoj për qeveri të qëndrueshme! PD e LSI: Qeveria jonë do jetë krah me Kosovën! U hap një faqe e re

TIRANË- Fitorja e Vetëvendosjes, por edhe zhvillimi i zgjedhjeve pa incidente më 14 shkurt, për politikën shqiptare do të hapë një faqe të re për Kosovën.  Presidenti Ilir Meta thotë se  populli i Kosovës i mori vetë në dorë fatin e vendit duke u bërë shembull për demokracinë.

Duke uruar partinë e Albin Kurtit për fitoren, kryeministri Rama tha se shpreson që vullneti i popullit të Kosovës të përkthehet në një qeveri të qëndrueshme.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bindur në fitoren e partisë demokratike në zgjedhje, tha se do të bashkëpunojë ngushtë me qeverinë e re të  Kosovës.

Fitoren e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e uroi edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit do ecë krah për krah me Kosovën në sfidat drejt Europës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Olta Xhaçka i uron fitoren Albin Kurtit: Shqipëria do të jetë avokate e pakompromis e interesave të vëllezërve tanë

Ministrja eJashtme, Olta Xhaçka ka përshëndetur fitoren e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhaçka i uroi suksese Kurtit në krijimin e qeverisë së re dhe fillimin e punës për adresimin e sfidave që Kosova ka përpara. Ajo shton se Shqipëria do të jetë avokate pakompromis e interesave, siç e quan ajo të “vëllezërve tanë kosovarë”.

"Zgjedhjet në Kosovë ishin një shfaqje maturie demokratike e klasës politike & institucioneve

Ora 12:10
Zgjedhjet në Kosovë, Rama uron Vetëvendosjen: Përshëndes partitë, posaçërisht fituesen! Kapitulli i ri, me qeveri të qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë, duke përshëndetur të gjitha partitë sidomos fituesen që është Vetëvendosja me në krye Albin Kurtin. Rama uron që në këtë kapitull të ri për Kosovën, të ketë qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social.

"Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social", shkruan Rama.

Ora 11:41
Zgjedhjet në Kosovë/ Meta: Populli i mori vetë fatet e vendit në dorë, sfiduan pandeminë dhe të ftohtin! Shembull i demokracisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur pjesëmarrjen e lartë në votime në zgjedhjet e Kosovës, duke thënë se populli mori fatet e vendit në dorë duke sfiduar pandeminë dhe të ftohtin.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.  E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik.  Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”, shkruan Meta.

Ora 10:30
Zgjedhjet në Kosovë/ Balla: Përgëzojë për standardin! Uroj me gjithë zemër mikun tonë Albin Kurti

 

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka përgëzuar Albin Kurtin për fitoren, duke vlerësuar procesin e zgjedhjeve si ndër më demokratiket.

“Një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në zgjedhje, kemi diskutuar në mbledhjen e përjavshme mbi zgjedhjet në Kosovë, konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë dhe i përgëzoj të gjitha partitë politike për standartin e zgjedhje dua ta uroj me gjithë zemër VV dhe mikun tonë Albin Kurtin, uroj që procesi i konstituimit të qeverisë së re të marrë kohën sa më të shkurtër të mundshme dhe mezi presim që të punojmë me qeverinë e re”, tha Balla.

Ora 08:53
Fitorja e Kurtit/ Kryemadhi: Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real me Kosovën

Njëjtë si kryedemokrati Lulzim Basha, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe duke shprehur me bindje që do të jetë në qeverinë e ardhshme, ka uruar Albin Kurtin për fitoren dhe mundësinë e mirë të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryemadhi thekson se zgjedhjet e 14 shkurtit treguar demokracinë e vendit.

“Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t'i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë”, shkruan Kryemadhi.

Ora 08:34
Fitorja e VV/ Basha flet si kryeministër: I lumtur të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin për fitoren e arritur në zgjedhjet në Kosovë.

Duke folur si kryeministër i ardhshëm, Basha shprehet se ndihet shumë i lumtur që do të bashkëpunojnë me Kurtit dhe me qeverinë e re.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkruan Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja