Fitorja historike e Spanjës në Katar, Torres ia kushtoi golin të dashurës së tij, vajzës së trajnerit

Fitorja historike e Spanjës në Katar, Torres ia kushtoi golin të dashurës së tij,  vajzës së trajnerit

Ferran Torres dhe Sira Martinez

Ferran Torres ishte një nga protagonistët kryesorë të premierës së Spanjës në Botërorin e Katarit.

Torres, jo vetëm që pati presion të jashtëzakonshëm të mërkurën për të performuar në nivel para vendit të tij, por edhe për t'i bërë përshtypje të dashurës së tij, Sira Martinez, e cila është vajza e trajnerit.

Futbollisti 22-vjeçar i Barcelonës shënoi 2 gola në fitoren 7-0 të Spanjës ndaj Kosta Rikës.

Kur 22-vjeçari ekzekutoi një goditje dënimi në minutën e 31-të për të rritur epërsinë e Spanjës në 3-0, Torres festoi lojën me shokët e tij dhe gjeti kohën për të bërë një gjest të veçantë ndaj Martinezit.

Torres, i cili aktualisht luan për La Liga në Barcelonë, filloi të takohej me 22-vjeçaren Martinez kur ai luante për Manchester Cityn (2020-22). Dyshja aktualisht jetojnë në Barcelonë.

Ferran Torres dhe Sira Martinez 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'