COVID-19/ Regjistrohen 418 raste të reja dhe 4 viktima në vend! 150 të shtruar në spitale, 16 në gjendje të rëndë

Spitali Infektiv

TIRANË- Koronavirusi ka shënuar 4 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një ulje krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 8 viktima. Ndërkohë, si rezultat i 2.834 janë regjistruar 418 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto Bashki:

164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll,  1 në Pukë,  Vau i Dejës, Vorë,  Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 7.422 pacientë aktivë, ku 156 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID, nga të cilët 16 në gjendje të rënduar. 451 qytetarë janë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189.044 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (28 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          418

Të shëruar në 24 orë       451

Të shtruar në spitale       152

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore                 2,834

 

Testime totale              1,391,072

Raste pozitive                199,555

Raste të shëruara          189,044

Raste Aktive                      7,422

Humbje jete                      3,089

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,784

Fier                  718

Gjirokastër     536

Shkodër          481

Berat               427

Durrës             411

Elbasan           336

Vlorë                240

Korçë               217

Lezhë               158

Dibër                 65

Kukës               49

lajm në përditësim.. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

DW: Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e vetë qeverive të Ballkanit Perëndimor