Fitorja historike ndaj Hungarisë, Reja: Gjithçka e merituar, kemi bërë një ndeshje të mirë

Fitorja historike ndaj Hungarisë, Reja: Gjithçka e merituar, kemi bërë një ndeshje të mirë

Shqipëria mundi sot për herë të parë Hungarinë, me një gol të Armando Brojës që do të hyjë në histori. Trajneri i kombëtares, Edy Reja, ishte padyshim i lumtur pas ndeshjes, por nuk i kurseu kritikat ndaj Brojës.

Ai tha se lojtari i ri në moshë ka talent, por shtoi se kur "ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar"

“Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më parë pastaj erdhi ky gol që na liroi.

Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë që ka luajtur në Europian, nuk është pak. Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam se djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër.

Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira.

Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Cikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Cikalleshin? Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicion, të shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar duhet marrë në konsideratë.

Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, aty ke kohë për gjithçka, por këtu nuk e ke këtë mundësi.

Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh. Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej të mbanim më mirë topin, jo ta hiqnim.

Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej ishim jashtë, por sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë. Çfarë i thashë Brojës? I kam thënë vetëm pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dy fazat me top apo jo, se në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin.

Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… trajneri që ka tani nuk e vinte të luante se futbolli ka dy funksione. Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar.

Kemi 28 lojtarë, me raste bëjmë zgjedhje me të tjerë. Të gjithë këtu, nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje. Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe rrinë në shtëpi", tha Reja.


Lajmi kryesor:

Tifozët festë në Elbasan! Më në fund Shqipëria bind në lojë dhe rezultat! Mposht 1:0 Hungarinë! Reja: Fitore e merituar! Përlotet 'heroi' i ndeshjes: Krenar


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër