Fitorja me Partizanin, Josa: Asgjë s'ka mbaruar, jemi gati për të dyja kompeticionet

Fitorja me Partizanin, Josa: Asgjë s'ka mbaruar, jemi gati për të dyja kompeticionet

Mirel Josa, trajneri i Vllaznisë

Vllaznia fitoi sot 3-1 me Partizanin në "Loro Boriçi", me ndeshjen që vlente për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e parë mes këtyre skuadrave, vendosi dopieta e Kaina dhe goli i Çobës për shkodranët. Për mediat pas ndeshjes foli edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa. Kryeqytetasi kërkon kujdes në ndeshjen e kthimit që luhet në 15 mars në kryeqytet, për të siguruar gjysmëfinalet e Kupës.

"Ndeshja? Është një hap drejt gjysmëfinales, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të kujdesshëm për vazhdimësinë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat, iu përshtatëm mirë terrenit. U munduam edhe në pjesën e dytë, që të luanim me topin poshtë, por terreni u rëndua. Këto ndeshje fitohen me luftë sportive dhe jam shumë i kënaqur me skuadrën. Nuk ka asnjë skuadër të vogël. Ne duhet të sillemi njësoj me të gjithë kundërshtarët, thjesht duhet të ambientohemi më mirë me kushtet dhe fazat e lojës", tha trajneri.

Më pas Josa foli edhe për organikën që ka në dispozicion, duke u ndalur te zhbllokimi i Balajt. 59-vjeçari tha se Vllaznia do luftojë si në kampionat dhe në Kupë.

"Vllaznia me organikë të plotë? Për mua ka qenë pozitive që skuadra ka reaguar edhe kur ka patur mungesa. Të plotë do të jemi kur të kemi edhe Balajn të çliruar nga goli. Krahasuar me ndeshjen ndaj Kastriotit, sot e mbështetëm më mirë sulmuesin. Më kënaq fakti që kam të gjithë lojtarët të gatshëm për të luajtur. Kampionati është i ngjeshur. Rezultati mbyll shumë gjëra, por ne do të vazhdojmë punën për t'u përmirësuar. Kupa apo kampionati? Do të vazhdojmë te të dyja kompeticionet", tha Josa. Kujtojmë se Vllaznia dy vitet e fundit ka dalë të ngrejë trofeun e Kupës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë