Fitorja në Champions, premio 350
mijë euro për çdo lojtar të Juves

Fitorja në Champions, premio 350<br />mijë euro për çdo lojtar të Juves
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka vendosur t’u japë një shpërblim të majmë futbollistëve, në rast se fitojnë Champions League, finalja e së cilës do të luhet këtë të shtunë në “Millennium Stadium” të Kardifit.

Sipas medias italiane, shifra që do të përfitojë secili prej futbollistëve të “Zonjës së vjetër” është 350 mijë euro, 50 mijë më e lartë sesa premtimi i bërë përpara dy vitesh për finalen e Berlinit. Por edhe nëse humbasin, lojtarët bardhezinj do të kenë përfitime ekonomike. Arritja në fazën finale të këtij kompeticioni u siguron atyre plot 270 mijë euro secili. Në total, shifra e shpërblimit e akorduar në rast fitoreje të Championsit, për Juventusin është 9.1 milionë euro. Sigurisht kjo vlerë monetare është e garantuar nga UEFA dhe sponsorët, e Agnelli vendosi ta përdorë për të motivuar edhe më shumë futbollistët, për të sjellë në Torino trofeun më të rëndësishëm europian për klube, që bardhezinjve u mungon që nga viti 1996.

Higuain vihet kundër ish-skuadrës
Finalja e këtij viti në Champions League vë përballë Realin e Madridit dhe Juventusin, një ndeshje që mund të përjetohet në mënyrë të veçantë nga Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka qenë pjesë e “Los Blancos”, nga të cilët u largua në verën e vitit 2013, për të nisur një aventurë të re në “Serie A”, fillimisht me Napolin, e tani me Juventusin. Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Gonzalo Higuain, Nicolas ka folur për median spanjolle në lidhje me këtë përballje, duke shpjeguar edhe shkakun e largimit të tij nga Reali i Madridit. “Nuk do të ketë asnjë hakmarrje. Gonzalo përjetoi 7 sezone fantastike te Reali i Madridit. U largua nga kjo skuadër, pasi çdo javë trajneri duhej të bënte një zgjedhje mes tij dhe Benzemasë, e kjo nuk ishte e drejtë. Gjithsesi, nëse Gonzalo shënon të shtunën dhe feston, nuk duhet të shihet si mungesë respekti ndaj ish-skuadrës së tij”, tha Nicolas Higuain.

Ronaldo: Jemi më të mirët, duam triumfin e dyfishtë
Modestia nuk është virtyt përtë cilin shquhet Cristiano Ronaldo. Sulmuesi portugez, në një dalje publike para finales së Championsit ndaj Juventusit theksoi se Reali i Madridit është skuadër më e fortë se bardhezinjtë, ndaj meriton ta fitojë këtë trofe. “Duhet të jemi të përulur, por të mos e ekzagjerojmë. Kemi një shans të artë për triumfin e dyfishtë dhe shpresojmë të fitojmë. Juventusi është një skuadër e madhe, por besoj se ne jemi më të fortë se ata.” 32-vjeçari është shfaqur në formë të jazhtëzakonshme në muajt e fundit, duke shënuar rregullisht. Meritë për këtë, sipas portugezit ka Zinedine Zidane. “Ndihem shumë mirë fizikisht, madje më në formë se zonet e kaluara pasi po kaloj një periudhë shumë të mirë. Kam luajtur më pak gjatë këtij sezoni, megjithatë kam më shumë minuta se të gjithë lojtarët e tjerë të Realit. Kjo është meritë e trajnerit Zidane, që ka ditur të ekonomizojë forcat, por edhe e shokëve të mi të skuadrës.” Ëndrra e Ronaldos është të fitojë Championsin e katërt në karrierë dhe të dytin radhazi për Los Blancos. “Si fitohet një finale? Duke shënuar dhe vuajtur në fushë. Fakti që kemi mundur ta fitojmë kampionatin na jep më shumë qetësi. Tani duam të shkruajmë historinë duke e fituar dy herë radhazi Championsin.”


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator