Fitorja në Dibër,Peleshi:Vinim nga një
skandal,por 4 mijë vota s’janë rastësi

Fitorja në Dibër,Peleshi:Vinim nga një<br />skandal,por 4 mijë vota s’janë rastësi
Zëvendëskryeministri i vendit Niko Peleshi teksa ka qenë në Korçë për të inspektuar punën që po bëhet për rikonstruksionin e aksit rrugor Korçë-Ersekë, ka folur rreth fitores së Muharrëm Ramës në Dibër, ku ka thënë se PS vinte në këto zgjedhje pas një skandali, por 4 mijë votat diferencë mes Ramës e Shehut nuk janë rastësi.

Peleshi ka thënë po ashtu se Muharrem Rama ishte njeriu i duhur për Dibrën ndërkohë që sipas tij opozita kishte importuar një njeri nga Tirana.

Ai shprehet se merita për këtë zgjedhje u takon qytetarëve të Dibrës.

E njoh Muharrem Ramën dhe në ato ditë që kam qenë atje kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Të tjerat janë aksesorë. Ishte kandidati i duhur për Dibrën sepse 4000 vota nuk janë një rastësi. Vota në Dibër ishte votë e duhur dhe le ta quajmë shmangie nga presioni i opozitës ku drejtues të lartë të opozitës ishin vazhdimisht në Dibër. Ne vinim nga një skandal në këto zgjedhje dhe psikologjikisht ka efektet e veta dhe në një zonë të PD-së prej kohësh. Respektuam vullnetin e zgjedhësve dhe merita u takon atyre që bënë zgjedhje më të mirë. Ne investuam njeriun e Dibrës dhe jo një figurë të Tiranës. Me atë që pashë ASHE ka funksionuar por dhe rezultati e tregon atë” tha Peleshi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron