Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka analizuar fitoren e marrë ndaj Lazios me rezultatin 2-0. Në deklaratën për shtyp pas ndeshjes, Allegri u shpreh se skuadra u nxitua dhe shkak për këtë ishte entuziazmi i krijuar për ndeshjen e parë të Ronaldo-s në shtëpi.
Ka qenë një ndeshje e ndryshme në krahasim me atë të luajturë në Verona. Jemi nxituar në fillim dhe ekzistonte rreziku që të ndikoheshim nga entuziazmi i madh i krijuar për ndeshjen e parë të Ronaldo-s në shtëpi. Duhej të tregoheshim më të duruar. Nuk është e lehtë të luash mes reparteve të kundërshtarit pa Dybala, por kemi bërë mirë, duke mos i lejuar shumë hapësira kundërshtarit. Forma po përmirësohet, kemi fituar përballjen e parë direkte.
Massimiliano Allegri
Për sulmuesin më të ri të skuadrës së tij, Allegri u shpreh se Ronaldo edhe pse nuk ka luajtur kurrë në Seria A e ka kuptuar shumë mirë mënyrën se si luhet.

/Shqiptarja.comAi, Dybala dhe Douglas Costa bëjnë vertikalizime. Khedira dhe Matuidi bëjnë presing dhe luajnë në një mënyrë të ndryshme. Cristiano është shumë i zgjuar, e kupton që këtu është ndryshe në krahasim me në Spanjë. Ka punuar shumë mirë në fazën mbrojtëse, presim të gjithë golin.
Massimiliano Allegri
Komente

