Fitorja në Amerikën Latine, Rama uron skiatoren me nënshtetësi shqiptare: Ëndrra e saj, të ngjisë flamurin kuqezi në majën më të lartë të botës

Lara Colturi është skiatorja italiane, por me nënshtetësi shqiptare që është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine.

Kryeministri Edi Rama shkruan se është supertalent i pistës së skive dhe është vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, ndërsa prindërit i ka të dashuruar pas Shqipërisë. Ëndrra e saj, sipas Ramës është ta ngjisë ngjitur flamurin kuqezi në majë më të lartë të botës. Ndër të tjera thotë se ka ardhur koha për të investuar në insfrastrukturën e nevojshme që të trajnohen të talentuarit në sportin e skive.

“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë”, shkruan Rama.

Më 30 korrik Colturi arriti të triumfojë në garat e saj në Sllalomin Gjigand. Ajo numëron katër medalje ari, të cilat i ka fituar 2 në garat në Sllalomin Gjigand dhe dy në garat 2 në Sllamom.

Lara është vajza e ish-medalistes Olimpike Italiane Daniela Ceccarelli, e cila është edhe drejtoresha teknike e Federatës Shqiptare të Skive. Për tu theksuar fakti se ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.

Lara është tashmë në Argjentinë, ku së bashku me stafin e saj do të qëndrojë në Amerikën Latine deri në fund të shtatorit ku do zhvillojë më shumë se 10 gara për t’u kthyer më pas në Itali. Gjatë qëndrimit atje ajo do zhvillojë gara si në Kili ashtu edhe në Argjentinë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gim: 28/08/2022 15:21

    Bravo Lara dhe gjithashtu nje bravo shume e madhe federates qe ndryshe nga feseratat e tjera punon per te siguruar perfaqesimin e shqiperise me talente qe sterviten neper bote. Bravo te gjitheve, suksese

    Përgjigju
    • Liza: 28/08/2022 17:08

      @Gm. Tè rrojè partia more linguist.(feserata) Nuk e ke haberin fare se pèr çfarè bèhet fjalè por natyrisht qè "je i bindur" se "FESERATA" jonè bèn gjithçka pèr talentet qè stèrviten nèpèr botè. Kush èshtè yni nè kètè histori? Hè tè lumtè,,,,,ASNJÈRI. Kèto janè aventura politike qè tregojnè mè tepèr pèr karagjozllèkun e bojaxhiut sesa kanè tè bèjnè me politikè pèr pèrfaqèsimin e sportit shqiptar. Lara, èshtè bijè e njè familjeje sportistèsh tè nderuar italianè qè stèrvisin tè bijèn nè ambjentet e tyre private. Arsyeja e kalimit tek Shqipèria, pa dashur tè spekulloj aspak, nuk ka tè bèjè asnjè grimè me simbolet tona kombètare,,kaq mjafton pèr çdonjèrin nga ne pèr tè kuptuar se ka shumè pak, ose asnjè lidhje me Shqipèrinè. Megjithatè,,,,,ty tè tè KRIETARI.!!!

  • Gjergj: 28/08/2022 15:04

    Politika tallava e bojaxhiut, nuk njeh drejtim tjetèr. Me tè thatin, djeg tè njomin, tallava hesapi. Luiza Gega, "e zgjoi nga gjumi". Si ata matrapazèt pa pikè ndèrgjegjeje, "zbulon" kampionè shqiptarè tani, edhe aty ku nuk ka asgjè shqiptare brènda. Pèr sekser, i pèrmbush kriteret zotèria. Problemi èshtè, se nuk votojmè pèr sekserè por pèr njè politikèbèrje ku mbrohen interesat shqiptare, sigurohet mbijetesa e tyre, krijohen kushtet pèr sport kombètar dhe arritje nè kèto fusha, ku edhe rinia identifikohet me simbolet kombètare si Luiza Gega. Sekseri, nuk njeh asgjè nè kètè drejtim. Ti rrojnè Gjiknurèt, Beqajt, Ahmetajt "tigra" dhe Balluket majè borèpastruesve,,,,,deri SPAK tu afrojè lupèn. Pastaj,,,PÈRGJEGJÈSIA ÈSHTÈ INDIVIDUALE. Kujdes o bojaxhi sekser. Merre ca mè shtruar me gjetjen e kampionève. Pse nuk pyet veten ndonjèherè, çfarè bèra unè nè kèto 10 vjet nè karrike pèr sportin shqiptar? Po qe se pèrgjigja èshtè KULLA MBI STADIUM,,,dije se edhe aty do vijè SPAK njè ditè.!!!

    Përgjigju
  • Ceni: 28/08/2022 13:21

    Gati ylli edhe per kete Po behen yjet si demoratat e Metes

    Përgjigju
    • Taku: 28/08/2022 14:50

      U shtofshin medaljet dhe yjet per shqiptaret punetore!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat