Kapiteni Vedat Muriqi shënoi golin e fitores 1-0 që Kosova mori në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve kundër Irlandës. Sulmuesi ia dedikoi 3 pikët ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan në Hagë, ndërsa tha se ‘vetëm të bashkuar mund t’ia dalin’.
“Para ndeshjes i kam thënë ekipit, lojtarëve që ‘ne gjithmonë kemi patur sukses kur kemi luftuar për njëri-tjetrin’. Kjo vlen edhe për ata, çlirimtarë, krerët e UÇK-së. Këtë fitore specialisht ia dedikojmë çlirimtarëve tanë,”-u shpreh Vedat Muriqi, kapiten i Kosovës.
“Kemi luajtur shumë mirë. Plani ka qenë të zhvillonim në fushë mënyrën e lojës tonë dhe të krijojmë shumë raste. Në fund ia dolëm 1-0, por edhe kjo është shumë mirë,”-tha Mërgim Vojvoda, futbollist i Kosovës.
Me Kosovën kundër Irlandës debutoi mesfushori 17-vjeçar Erblin Osmani, i cili është pjesë e Bayern Munich dhe që më herët ka qenë pjesë e moshave të Gjermanisë.
“Jam shumë i lumtur që debutova sonte me Kosovën. Një ëndërr e bërë realitet sepse kam dashur gjithmonë të luajë për Kosovën. Lojën e parë e fituam dhe shpresoj të vazhdojmë kështu,”-deklaroi Erblin Osmani, futbollist i Kosovës.
Lajmi kryesor:
Spektakli ‘firmoset’ nga Muriqi, Kosova mposht Irlandën dhe ndan kreun me Austrinë! Vata në stol për 90 minuta (VIDEO)









