Pasi ka arritur të marrë 74 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke qenë shumë pranë formimit të qeverisë vetëm, Edi Rama u ka dërguar një SMS të gjithë deputetëve socialistë.
Rama shkruan se PS ia doli aty ku askush nuk e besonte se do t'ia dilte, ndërsa shton se "kjo fitore është një përgjegjësi e rëndë mbi shpatulla për PS-në".
Mesazhi i plotë
“Ia dolëm! Ia dolëm aty ku askush përveç nesh nuk e besonte se do ia dilnim! Shqiptarët na kanë bërë nderin më të madh që mund t’i bëhet njerëzve që kërkojnë votën e popullit për të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe shpresat e tyre!
Kjo fitore është përgjegjësia më e rëndë që mund të merrnim mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqipëria që kërkon shtet, punë, mirëqenie kundër partive që kërkojnë tepsinë e pushtetit në kurriz të popullit e në dëm të shtetit!
Një bravo e madhe të gjithëve ju dhe gjithë njerëzve që u angazhuan në vijën e parë të betejës për Shqipërinë që duam Sot në orën 18:30 në sheshin Skënderbej, për përqafimin e këtij momenti historik, me të gjithë ata që duan dhe mund të na bashkohen nga Tirana e nga çdo qark Rroftë Partia Socialiste e ShqipërisëRroftë Shqipëria”, shkruan Rama.

(Mesazhi i Ramës drejtuar deputetëve)
PS arrin të bëjë qeverinë e vetme, mesazhi i Ramës në FB
Numërimi i votave po shkon drejt fundit, ndërsa tashmë është bërë e qartë se mandatet e marra në këto zgjedhje, bëjnë që PS të formojnë qeverinë e vetme.
Kryeministri Edi Rama iu ka uruar mëngjesin në Facebook të gjithë ndjekësve të tij me një Falenderim për fitoren e thellë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Rama ka postuar një bluzë ku është i stampuar slogani i PS në këto zgjedhje për "Shqipërinë që duam", ndërsa në fund është shkruar "Faleminderit".
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit, PS ka arritur të sigurojë 74 mandate në Kuvend, nga 71 që i duhen për formimin e qeverisë.
Kjo bën që socialistët të mos trokasin te partitë e tjera për të bërë shumicën, por të qeverisim vetëm, duke shënuar kështu për herë të parë një qeveri maxhorancë pa koalicion.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com