Fitoterapia, thuaji
jo efekteve anësore

Fitoterapia, thuaji <br />jo efekteve anësore
Sa herë që kthehem në shtëpi tek mami, më duket sikur zhvendosem për pak kohë në një botë tjetër. E mësuar me jetën e rrëmujshme të studentes dhe në një qytet si Tirana, kthimi në Poliçan është i këndshëm, duket sikur koha ecën më ngadalë dhe të ndihmon të mendosh. Për mos të folur për ushqimin i cili si në çdo qytet të vogël të Shqipërisë është mrekullisht me shije!! Përpos këtyre që përmenda më sipër, ajo çka më ‘frymëzoi’ të shkruaja mbi terapitë bimore është fakti që ime më për çdo shqetësim që unë apo dikush tjetër i familjes ka, më konkuron me zgjidhjet e saj ‘natyrore’. -‘ Ma, më janë bërë njolla në lëkurë’- ‘Shpëlaje më lëng majdanozi’.-‘Ma, smë zë gjumi’.-‘Pi kamomil’. -‘Ma, më ësht ashpërsuar fytyra’. -‘ Bëj maskë me të verdhën e vezës. Megjithëse shumë prej jush ndoshta nuk kanë besim tek mjekimet alternative, ndërkohë që ‘na janë bërë barnat si karamele’- siç thotë Eralda, shoqja ime, ndoshta duhet ta kthejmë ndonjëherë kokën nga të mirat që na ofron natyra! Teknologjia po ecën me hapa gjigandë (barnat po shfaqin gjithnjë e më tepër efekte anësore) dhe njerëzit gjithnjë e më tepër largohen nga natyra, është gjetur një mënyrë për ti bashkuar të dyja në favor të natyrës. Megjithëse njohja e principeve aktivë të bimëve është e madhe, kjo nuk ka qënë e mjaftueshme. Duheshin përpunuar në një formë më të asimilueshme, më praktike dhe më të pasur. Në ditët e sotme kjo është bërë e mundur në formën e kapsulave me pluhur total të bimëve ( pasi thahen bimët, përpunohet në azot të lëngshëm derisa të merret një pluhur komplet homogjen në -1960C me qëllim që mos ti nënshtrohet përpunimit në nxehtësi). Më poshtë janë vetëm pak patologji dhe disa nga mjekimet alternative të mundshme.

Aciditeti gastrik
Ndjesia e irritimit dhe djegies së stomakut që vjen si pasojë e sekretimit të tepërt të acidit në stomak. Ai shfaqet në disa mënyra si: Hidhërim të gojës- për shkak të ardhjes së përmbajtjes acide në ezofag. Djegie dhe pickim në zonën rreth zemrës, në mes të kraharorit. Shqetësimi përhapet në kurriz në formën e shtërngimit. E njejta ndjesi mund të krijohet dhe në fyt. Gazra dhe çregullim të tretjes- rritja e aciditetit të stomakut mund të krijojë gaz i cili jep ndjesinë e fryrjes së barkut, krampeve dhe dhimbjeve të tij.

Trajtimi alternativ, Argjila e bardhë
Nuk është bimë, por një lloj guri i butë shumë i pasur me minerale dhe oligominerale. Efektin e tij ai e ka për shkak të aktivitetit thithës dhe përbërjes së tij në silic (48%), alumin (36%) dhe minerale ( 11% ) Pra ajo ndihmon në cikatrizimin e stomakut, mbrojtjen e mukozës së tij, thithjen e gazrave dhe toksinave etj. Doza: 3 kapsula në ditë gjatë vakteve
Shafrani i indisë (curcuma longa)- është bimë me veti antiinflamatore e cila vepron mbi neutrofilet dhe me veti antioksiduese pasi lidh radikalet e lira, kombinimi i këtyre dy funksioneve bën që të jetë një bimë edhe me funksion antitumoral.. Doza: nga 1 kapsul në ditë para vakteve
Lithothami (lithotamnium calcareum)– është një algë me natyrë kalcike, ka funksion kristalizimin në trupin e vet kripëra të detit si calcium, magnez dhe hekur. Stili jonë i jetësës ( sasi të larta yndyre, kafe, ëmbëlsira) e çon ekuilibrin acido-bazik të organizmit drejt aciditetit, ndaj dhe trupi në tentativë për ta rregulluar këtë ekuilibër shpesh i konsumon krejt rezervat minerare. Kjo çon në patologji si osteoporoza dhe prekje të ndryshme të tipit reumatizmal. Lithothami është shumë funksional pasi zëvendëson mineralet e humbura për shkak të sasisë së madhe të mineraleve që ka në përbërjë të saj sidhe qetëson mukozën gastrike pasi ka në përbërje karbonat kalciumi në një formë lehtësisht të asimilueshme. Doza: 3 kapsula para vakteve

Adenoma e prostatës
Rritje në përmasa e prostatës që ndodh më shpesh për shkak të moshës, nuk ka veti malinje . Hiperplazia e prostatës vjen si pasojë e ndalimit të apoptozës- procesit të vdekjes së programuar të qelizave.

Trajtimi alternativ, vaji nga farat e kungullit (curcubita pepo)-
Falë teknikave shumë të specializuara të nxjerrjes së vajit të farave të kungullit, mund të përftojmë në sasi të konsiderueshme ( 50% ) një nga dy yndyrnat që nuk i prodhojmë dot vetë – acidin linoleik. Ai përmban në sasi të barabarta curcubitinë, oligoelemente (zink), vitamina (B,C, E..) dhe fitosterole. Pikërisht fitosterolet frenojnë rritjen e indit prostatik. Doza: nga 1 kapsul para vakteve.
Celuliti
Është infeksion i shtresës së thellë të lëkurës (dermës), shtresës dhjamore dhe indit direkt nën lëkurë ( indet subkutane). Shkaku më i shpeshtë i këtij infeksioni është Këmba e Atletit, infeksion ky i lehtë mykotik i lëkurës së shputave të këmbës. Megjithëse është infeksion i lehtë, pa shenja madhore të dukshme, mund të krijojë çarje dhe kore midis gishtave të këmbës të cilat më vonë shërbejnë si portë hyrëse për bakteriet të cilat pasi hyjnë në qarkullimin e gjakut japin celulit, më shpesh në kofshë.

Mjekimi alternativ, bërsi rrushi (vitis vinifera)
Vetitë eliminuese të bërsisë së rrushit vijnë si pasojë e përbërësve të tij si mucilogjenët me efekt laksativ shumë të lehtë dhe rol rregullator të florës intestinale. Mucilagjenët kapin supstancat ushqimore dhe rregullojnë nivelin e tyre në gjak duke evituar depozitimin e sheqerit në qelizat adipoze. Gjithashtu përmirëson qarkullimin kapilar duke luftuar kështu stazën venoze e cila favorizon celulitin. Doza: Nga 2 kapsula për vakt çdo ditë. Papaya (carica papaya)- efekti i saj anti celulit vjen si pasojë e një substance të quajtur papainë e cila vepron direkt në zonën ku është formuar celuliti. Doza: Nga një kapsul çdo vakt

Diabeti jo insulino vartës
Paaftësi e pankreasit për të prodhuar insulinën e nevojshme për metabolizmin e glucideve

Fenugrek (trigonella foenum – graecum)
Farat e saj kanë përmbajtje të lartë proteinash 30 %, lipidesh dhe substancave që stimulojnë oreksin në persona me probleme të ushqyerjes. Ajo vepron në rastet e dobësimit të pavullnetshëm për shkak të problemeve metabolike, duke rregulluar sekretimin e insulinës nga pankreasi. Përdoret dhe nga ‘bodybuilders-at’ për të rritur masën muskulare. Këshillohet gjatë trajtimit të diabetit tip 2 jo insulino vartës sepse ka aktivitet hipoglicemiant. Doza: nga 1 kapsul para vakteve. Gjethe boronice (vaçinium myrtillus)- ka në përbërje të tij disa polifenole flavonik të cilat i japin aktivitet vitaminik P interesant: rrisin rezistencën kapilare, rregullojnë përshkueshmërinë e tyre sidhe gëzojnë veti antiinflamatore. Pra indikohet në rastet me probleme të mikroqarkullimit. Këshillohet gjithashtu në format e lehta të diabetit jo insulino vartës. Doza: nga 1 kapsul para vakteve.

Ulliri (olea europaea)
Efekti hipotensiv i gjetheve të ullirit i dedikohet një substance unike, një iridoid të quajtur oleuropeosid i cili ka shumë efekte si vazodilatim, hipotensiv, antiaritmik dhe spazmolitik. Përveç parandalimit të aterosklerozës dhe sëmundjeve koronare, gjethet e ullirit trajtojnë edhe shqetësimet me natyrë arteriale si cefaletë dhe marrjen e mendëve. Për tu përmendur është edhe funksioni i tyre hipogliceemiant dhe hipokolesterolemiant ( ul nivelin e kolesterol LDL dhe rrit nivelin e HDL) ndaj përdoret edhe si trajtim ndihmës në diabetin jo insulino vartës (diabet tip 2) Doza: nga 1 kapsul para vakteve.

Hemorroide
Zgjerim jo normal i një vene të lokalizuar në anus ose rectum i cili mund të inflamohet dhe gjakoset. Faktor primar për formimin e hemorroideve mendohet të jetë rritja e presionit rreth anusit.
Selvia (cupressus sempervirens)-
Përbërja e boçeve të saj, e pasur në polifenole, ka rritur interesin për trajtimin e sëmundjeve vaskulare si hemorroidet dhe variçet. Flavonoidet në përbërje të saj kanë efekt antiinflamator shumë të mirë në krizat e hemorroideve. Gjithashtu duke u fiksuar në mënyrë selektive në muret e venave, rregullojnë dinamikën vaskulare duke frenuar stazën e gjakut në këmbë. Doza: nga 1 kapsul para vakteve.

Fragon (ruscus aculeatus)
I përdorur prej kohësh si diuretik, studime të fundit kanë treguar për efekte venotonike me anë të mekanizmave alfa-adrenergjikë. Ka efekt vazokonstriktor, antiinflamator dhe antiedematoz në rastin e hemorroideve dhe variçeve. Aktiviteti vitaminik P rregullon rezistencën kapilare. Doza: nga 1 kapsul para vakteve.

(Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS të datës 23 gusht)
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale