Koreja e Jugut ka shkruar historinë ditën e djeshme duke nxjerrë jashtë fazës së grupeve ekipin kampion të botës në fuqi, Gjermaninë.  Koreanët arritën të shënonin 2 herë në portën e Neuer dhe festuan si të çmendur.

Përveçse ishte një arritje historike për ta dhe kishin të drejtë të festonin, koreanët menduan se kaluan në turin tjetër. Rezultati 2-0 i arritur duhet të kombinohej me një fitore të Meksikës, por kjo nuk ndodhi. Portieri Hjun-Uao shpjegoi situatën:

Ne nuk e dinim rezultatin e Suedisë. Vetëm mbas ndeshjes e mësuam atë. Bëmë gjithçka për popullin tonë. Kur mësuam rezultatin e ndeshjes tjetër, atëherë disa prej nesh filluan të qanin.

Portieri Hjun-Uao