Fituesi i vetëm në listën e LSI në qarkun e Lezhës Viktor Tushaj ka reaguar pas mbylljes së numërimit duke falënderuar qytetarët, ndërsa thekson se as presioni dhe as dhuna fizike nuk ja errësuan gjykimin popullit të Lezhës.
 
Në qarkun e Lezhës PS dhe PD morën nga tre mandate, ndërsa LSI një mandat me Viktor Tushajn.

Statusi i Viktor Tushajt/ Të dashur miq!
Një falenderim të përzemërt për të gjithë banoret e qarkut Lezhë që besuan tek unë dhe LSI.
 
As presioni psikologjik dhe as dhuna fizike, por as paratë e krimit dhe drogës të hedhura lumë, natën e ditën, nuk ja errësuan gjykimin popullit të Lezhës, Kurbinit e Mirditës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre ne kuvendin e Shqipërisë.
 
Ju garantoj se do jem zëri juaj në foltoren më të nderuar të vendit.
Zoti ju bekoftë!



dy.b/shqiptraja.com