Fituesi i Eurovizionit për vitin 2017, këngëtari portugez, Salvador Sobral, është shtruar me urgjencë në spital.
Sobral, i cili triumfoi një vit më parë në Eurosong me këngën “Amar pelos Dois”, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Santa Cruz en Carnaxide”, në Lisbonë. Ai vuan prej kohësh nga probleme të rënda kardiake dhe pritet t’i nënshtrohet një transplantimi të zemrës.
Sipas Tv7 Dias, Sobral mban një makinë që e mbështet atë në frymëmarrje dhe në rrahjet e zemrës.
Kjo nuk është hera e parë, që këngëtari i famshëm përfundon me urgjencë në spital, pasi një gjë e tillë, është shënuar dhe më 18 shtator, kur gjendja e tij ishte akoma më e rënduar, shkruan Tg.com
Salvador Sobral fitoi edicionin e 62 të Eurovizionit me këngën e tij “Amor pelos Dois”, të mbajtur në Kiev të Ukrainës.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com