Fituesi Kadare nominohet për herë
të dytë për "Man booker Prize"

Fituesi Kadare nominohet për herë<br />të dytë për
Në listën me 13 autorë të nominuar për çmimin ndërkombëtar “Man Booker” shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare duket se është favorit kryesor.
 
Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja “The Guardian” e cilëson Kadarenë si një nga autorët kryesorë për të rimarrë këtë çmim.
 
“Autori shqiptar, Ismail Kadare, 81 vjeç, i cili ishte shkrimtari i parë që fitoi “Man Booker” në vitin 2005, është nominuar përsëri edhe këtë vit”, shkruan “The Guardian”. 
 
Kadare është përzgjedhur me librin “The Traitors Niche”.
 
“Niche Tradhtar” është shkruar në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19-të. 
 
“Librat që konkurrojnë për këtë çmim vijnë nga vende si Kina, Izraeli, Shqipëria dhe Argjentina, ndërsa çmimi prej 50,000 paundësh do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në anglisht”,
thuhet në shkrim.
  
Në listë për këtë çmim është edhe shkrimtari izraelit Amoz Oz me librin “Judas” i cili duket të jetë po aq favorit sa Kadare.

Redaksia Online
AL.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë