Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe do të nxjerrë në ankand medaljen për refugjatët ukrainas 

Fituesi rus i Çmimit Nobel për Paqe do të nxjerrë në ankand medaljen për refugjatët ukrainas 

Gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta” , do të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel për Paqen të fituar nga kryeredaktori i saj Dmitry Muratov në ndihmë të refugjatëve ukrainas. 

Në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të gazetës të martën, Muratov tha se shumë fëmijës të plagosur dhe të sëmurë që kërkonin trajtim urgjent e detyruan atë të ofronte medaljen prestigjioze. 

Të ardhurat që do të  fitohe nga shitja e medaljes do të shkojnë për Fondacionin e Ndihmës për Refugjatët ukrainas, një organizatë joqeveritare që përpiqet të "sigurojë mbështetje morale dhe materiale për refugjatët nga Ukraina".

Muratov, bashkëthemeluesi i Novaya Gazeta, fitoi Cmimin Nobel Për Paqe tetorin e kaluar për mbrojtjen e tij të palodhshme të lirisë së fjalës në Rusi. Në deklaratën e tij kryeredaktori theksoi nevojën urgjente për një armëpushim, shkëmbim të të burgosurve dhe sigurimin e korridoreve humanitare. 

Muratov e përfundoi deklaratën e tij duke thënë se ai po aplikonte në shtëpitë e ankandeve për një ‘përgjigje që do të ofrojë këtë çmim të njohur për të gjithë botën’ .


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit