TIRANË- Agjensia Kombëtare e Provimeve pritet të shpallë fituesit me formularin A3 në datën 5 tetor. Menjëherë pas shpalljes së fituesve do të nisë dhe regjistrimi i kandidatëve. Regjistrimi do të bëhet në datat 6-9 tetor.

Ministria e Arsimit thotë se procedura për fituesit me formularin A3 do të mbyllet para datës 12 tetor, ditë kur fillon dhe viti i ri akademik.

Këtë vit do të jenë rreth 21 mijë studentë të rinj në universitet publike, ndërsa një pjesë e kuotave janë shpërndarë për studentët nga trojet dhe për shtresat në nevojë. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)