Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore.
“Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo.
“Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së armëve bërthamore”, ka thënë ai.
Teksa i ka nderuar të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit, e ka përmendur shkatërrimin që kanë lënë pas bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe punën e gjatë të grupit, për shumë dekada, që bota të mos përdorë armë bërthamore.
Komiteti ka thënë se përpjekjet e grupit kanë rëndësi kritike për botën sot, pa e përmendur asnjë shtet në mënyrë specifike.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë sinjale muajin e kaluar se Moska mund të shqyrtojë përgjigjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, i lejojnë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë./ REL
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupi japonez kundër armëve bërthamore nderohet me Nobelin për Paqe
11 Tetor, 11:54
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë
27 Shtator, 10:15
-
Moti i keq godet Japoninë/ Stuhi dhe përmbytje katastrofike 1 i vdekur, 7 të zhdukur (VIDEO)
21 Shtator, 21:35
-
Koreja e Veriut teston raketa balistike
12 Shtator, 08:26
-
VIDEO/ Shikoni se si tajfuni ‘Shanshan’ e lëkund avionin me pasagjerë në Japoni dhe e detyron që të mos ulet në pistë
30 Gusht, 11:32
-
VIDEO/ Tajfuni 'Shanshan' godet Japoninë, evakuohen 800 mijë njerëz! Disa viktima dhe të zhdukur
29 Gusht, 07:35
-
Tokio: Një avion luftarak kinez shkel hapësirën ajrore të Japonisë
26 Gusht, 22:54
-
Dështoi të rrisë pagat, dorëzohet kryeministri i Japonisë! Paralajmëron dorëheqjen muajin tjetër
14 Gusht, 15:56
-
Dy ditët e tmerrit që nuk e ndryshuan botën
12 Gusht, 20:50
-
Tërmeti në Japoni, shikoni pamjet e kapura nga kamerat në brigjet e vendit
9 Gusht, 11:31