E rëndë në Fier, 47-vjeçari i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhunon barbarisht bashkëshortët e moshuar! 80-vjeçari në gjendje të rëndë, arrestohet autori (EMRI)

E rëndë në Fier, 47-vjeçari i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhunon barbarisht bashkëshortët e moshuar! 80-vjeçari në gjendje të rëndë, arrestohet autori (EMRI)

Foto Ilustruese

Fier- Dhunoi fizikisht 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i krimit.

Si pasojë e agresionit, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda njoftuan sot (13 Tetor) se arrestuan si të dyshuar për krimin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, person me precedentë penalë për krime ndaj personit dhe i dënuar më parë me 10 vite burg për tentativë vrasjeje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit të dëmtuar më rëndë, Namik Rustemi, teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, shtetasen A. Rustemi, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, i moshuari ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa bashkëshortja e tij, njoftohet se pasi ka marrë mjekimin, është larguar drejt banesës së saj.

Burime policore zbardhën edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Autori i dyshuar Ilir Nukaj, që njihej edhe me emrin Ledjan, ka shkuar dje në dyqanin e të moshuarit dhe i ka kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal.

Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar ndaj çiftit. Ai ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.

“Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘plagosje e rëndë me dashje’’, tha policia vendore.

Paraprakisht deklarohet se motivet e agresionit kanë qenë të dobëta, por ngjarja është ende nën hetim aktiv nga autoritetet ligjzbatuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
SKEDA/ Kush është Ilir (Ledjan) Nukaj, nga plagosja e pronarit të lokalit që e kapi duke vjedhur, tek hetimi nga OFL për pasurinë

OFL-ja gjatë një operacioni

I dyshuari për dhunimin e çiftit të bashkëshortëve të moshuar në fshatin Povelçë të Fierit pasditen e djeshme (12 tetor), nuk është emër i panjohur për drejtësinë.

Ilir Nukaj ka qenë akuzuar dhe dënuar për një ngjarje të 12 viteve më parë, tentativë vrasjeje me paramendim, me 10 vite burgim dhe në vitin 2020 subjekt i Operacionit “Forca e Ligjit”, ku është proceduar nga OFL për pasurinë, teksa iu dorëzuan edhe formularët (7 tetor 2020).

Nukajt, i njohur edhe me emrin Ledjan, i është kërkuar vetëdeklarimi i burimeve të pasurisë. Ai është banor i fshatit Povelçë, ku ndodhi krimi i djeshëm, Komuna Dermenas, Fier.

Ai për shumë vite ka jetuar jashtë vendit. Sipas dosjes hetimore rezulton se  më datë 2 Qershor 2012, rreth orës 01:00, Nukaj ka shkuar për të vjedhur në lokalin internet-kafe të shtetasit Helio Çela, i cili ndodhet ngjitur me banesën e tij.

Në momentin kur i pandehuri ka thyer xhamin e derës së lokalit për të vjedhur, pronari Helio Çela ka dëgjuar zhurmë dhe ka dalë në oborrin e banesës së tij. Teksa shkoi me të atij Ferrik Çela për të kontrolluar, vuri re se në kanalin pranë lokalit qëndronte i fshehur i pandehuri Ilir Nukaj, i cili është ngritur në këmbë dhe në dorë mbante një thikë. Në këtë moment ata e kanë neutralizuar, teksa policia bëri edhe arrestimin.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj ka shkuar për të luajtur dhe aty është konfliktuar me Helio Çela, i cili e kishte kapur për vjedhje në flagrancë te lokali i tij. Pasi e ka sharë, e ka goditur katër herë me thikë në kurriz dhe sup. Për këtë krim është arrestuar dhe dënuar më pas nga drejtësia.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit

3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit