Një ditë pas shpalljes së listës së fituesve në disa prej fakulteteve të Universitetit të Tiranës, rektori i UT-së në një konferencë për shtyp ka thënë sot se lista përfundimtare e fituesve në fakultetet e këtij universiteti do të dalë më 11 shtator.
Ai ka shtuar se procedura e regjistrimit të fituesve nis me njohjen e fituesit në faqet zyrtare të fakulteteve, ku janë renditur edhe fituesit sipas pikëve, ku brenda 3 ditëve ai do ketë mundësi që të bëjë ankimim për vlerësimin dhe pas këtij procesi shpallet edhe lista përfundimtare e fituesve nga çdo fakultet.
Konsi ka specifikuar se kandidati fitues, ndonëse mund të jetë listuar në disa fakultete, ai mund të regjistrohet vetëm në njërin prej tyre, ndëkrohë që ka shtuar se ata kandidatë që nuk shpallen fitues me listën e fundit duhet të presin pasi pas datës 20 do të shpallen edhe kuotat e reja.
“
Duke nisur nga sot, gjithë kandidatët që kanë aplikuar kanë në faqen e fakulteteve listën e plotë të secilit, të renditur sipas pikëve. Brenda tre ditëve secili nga kandidatët mund ti drejtohet fakulteteve për vlerësimin sipas fakulteteve. Pas këtij procesi, më 11 shtator del lista përfundimtare e fituesve, që afat regjistrimi ka 7 ditë. Regjistrimi bëhet online në portal dhe fizik në fakultete. Një maturantë mund të ketë dalë fitues në 10 programe, por ai duhet të regjistrohet vetëm në një program. Ata që nuk janë fitues të jenë të qetë sepse do ketë zbritje liste, pas datës 20 shtator kur dalin edhe kuotat e mbetura. Pritet që mbi 30% e kuotave të mbeten bosh në UT dhe aplikantët duhet të aplikojnë në portal dhe do kryhet e njëjta procedurë prej çdo kandidati” tha Koni.
Duke u ndalur tek numri i aplikimeve të bëra nga kandidatët, rektori Koni u shpreh se në Universitetin e Tiranës aplikantët kanë qenë të një niveli të lartë dhe numërohen mbi 90 mijë aplikime.
“
Janë vendosur kritere, dekanët dhe drejtuesit e departamenteve akne bërë punë të mirë për aplikantët. Në përfundim të kësaj faze, aplikimet në UT kanë qenë të një kualiteti shumë të lartë. Në UT ka pasur 90 mijë aplikime, janë rreth 19 mijë studentë, i bie 5 aplikime për 1 student” tha Koni.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.3%
-
Trump
50%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14