TIRANE - Ministria e Arsimit ka shtyrë afatin e regjistrimit në universitetet publike. Dukë qenë se një pjesë e kandidatëve fitues ende nuk janë regjistruar në degët përkatëse, Ministria e Arsimit vendosi për shtyrjen e afatit. Në udhëzimin e mëparshëm afati i fundit për regjistrim ishte data 9 tetor.
“MAS bën me dije se të gjithë kandidatët fitues të raundit të dytë, për studime universitare në ciklin e parë (sipas formularit A3), të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara në Udhëzimin nr.27, datë 19.08.2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016” se afati i regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë publik, shtyhet deri më datë 20.10.2015”, - thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com