Fizioterapi moderne edhe në
Tiranë, Mjeku: S'ka specialistë

Fizioterapi moderne edhe në <br />Tiranë, Mjeku: S'ka specialistë
Doktor ju keni hapur së fundmi një klinikë të re, klinika "Halili", çfarë u ofron pacientëve klinika juaj?
Klinika jonë në Tiranë merret me problemet e sistemit kocko muskular, sidomos në drejtim të fizioterapisë. Ne trajtojmë një numër të madh të diagnozave, që janë të përhapura edhe në Shqipëri. Vetë personalisht vij nga Maqedonia, kam përvojë pune mbi 15 vjet në spitalin e njohur të kockave në Ohër, kam edhe 5 vjet përvojë pune në disa qendra spitalore ortopedike dhe fizioterapike në Gjermani. Ne kemi sjellë një fizioterapi cilësore në Tiranë me një diapazon të gjerë të diagnozave, duke filluar që nga spondiloartroza, gonoartroza, coxartroza, hernia diskale, lumboishialgi (nervi shiatik), parezat dhe paralizat, ku futen edhe ishemia ose gjakderdhja në tru, pasojë e këtyre janë paralizat. Kemi edhe paralizat tek moshat e reja, te fëmijët, tek të sapolindurit, te adoleshentët te plexus brahijalis. Ne rigjenerojmë edhe zonat e neurologjisë, trajtojmë osteoporozën, dëmtimet sportive, gjendjet post traumatike, (pas frakturave ose mbas dëmtimeve të ndryshme), probleme muskulare, kontraktime etj

Pse vendosët të hapnit një klinikë në Tiranë?
Fakti që gjatë punës time në Maqedoni, si në klinikën tonë private, ashtu edhe në spitalin ortopedik të Ohrit, kishim shumë pacientë që na vinin nga Shqipëria dhe nga bisedat me ta kuptova se mungonte një klinikë e specializuar e fizioterapisë në Tiranë, ishin shtysa kryesore për të hapur një klinikë për fizioterapinë edhe në Tiranë.

Pra risia e klinikës suaj qëndron tek fizioterapia dhe jo te medikamenti?
Ne i shmangemi çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, pra operacioneve. Sigurisht aty ku mundemi, pasi ka gjendje që ndërhyrja kirurgjikale nuk mund të shmanget. Aty ku ekziston edhe shansi më i vogël ne e evitojë dhe përvoja ka treguar se nëpërmjet fizioterapisë rezultati ka qenë shumë pozitiv. Jo se nuk përdorim fare medikamente, por përdorim më shumë medikamente tabletare, kapsula tableta, antiinflamatorë, xhelëra dhe kremra të ndryshme. Ne jemi larg asaj që me çdo kusht t'i çojmë pacientët t'i operojmë. Ky është edhe qëllimi i fizioterapisë.

Çfarë terapish aplikoni në klinikën tuaj?
Terapitë janë të shumëllojshme dhe shumë moderne. Ne përdorim që nga shock ëave për kalcifikime të ndryshme, periartit, coxoartrit; Hr-Tek; elektroterapi; krimoterapi; fangoterapi; traksion lumbar dhe cervikal; masazhe te ndryshme, trajtime anticelultit, etj.

Antibiotiku e jep efektin menjëherë, po fizioterapia sa kohë do ta japë efektin?
Fizioterapia punohet me cikle, por çdo diagnozë ka kohën e vet. Përafërsisht 2-3 javë janë të mjaftueshme për një cikël dhe rezultatet janë të dukshme si për ne, ashtu edhe për pacientin. Normalisht e shoqëruar edhe me medikamentet e duhura për diagnozat e caktuara paraprakisht.

Terapia përfundon me një cikël apo duhet t'i rikthehesh herë pas here?
Sipas diagnozës. Shpesh herë mjafton edhe një cikël 2-3 javë, por nëse diagnoza ka probleme degjenerative të shtyllës kurrizore, të artikulacioneve, artrozave të ndryshme, të niveleve më të larta ose duhet të rigjenerojmë një nerv, një muskul, një dëmtim, atëherë ata duan kohë më të gjatë. Sipas rasteve ne udhëzojmë edhe ciklin e dytë apo të tretë.

Ka shumë klinika në Tiranë që ofrojnë fizioterapi. Pse klientët duhet të zgjedhin klinikën tuaj?
Përvoja dhe cilësia që ne kemi sjellë, aparaturat që kemi dhe profesionalizmi janë disa faktorë që klientët duhet të zgjedhin të vizitojnë klinikën tonë. Në fakt, fjalët e mira vlejnë vetëm për takimin e parë, pasi reklama më e mirë është puna dhe rezultati te pacientët. Në ish-Jugosllavi dhe në Maqedoni ku kemi punuar ne, ortopedia, traumatologjia, reumatologjia dhe fizioterapia janë në nivele të larta. Ndryshe ndodh në Shqipëri. Fizioterapia është në nivele shumë të ulëta dhe po ushtrohet një fizioterapi jo cilësore. Ndaj mendoj që klinika jonë, e cila ndodhet në rrugën e Dibrës dhe pikërisht tek kompleksi "Halili", e hapur vetëm para një muaji do t'i japë rezultate shumë shpejt. 0682056978 dhe 0355 42419022 janë numra tanë të kontaktit për të interesuarit.

Çmimet a janë të përballueshme nga të gjitha shtresat?
Absolutisht që ne i kemi marrë parasysh të gjithë shtresat dhe kemi realizuar kushte të tilla që për çdo kënd, dera të jetë e hapur dhe çdo kush t'i lejojë vetes trajtimin për çdo problem dhe dhimbje që ka.

A kanë filluar të vinë klientët e parë?
Po! Për fat interneti, TV, reklamat, njerëzit lëvizin lirshëm, një pjesë e madhe që kanë qenë jashtë e njohin shumë mirë vlerën e fizioterapisë. Shoh që njerëzit vinë me kënaqësi, vizitohen, trajtohen dhe kanë besim të plotë tek kjo degë e mjekësisë. Rezultatet janë ato që më bindin që të vazhdojmë në këtë rrugë të mbarë. Kemi rezultate sidomos në diagnozat më të theksuara si hernia diskale, nervi shiatik, artroza të ndryshme te artikulacioneve, dëmtimet sportive, spondiloartroza.

A keni bashkëpunime me staf nga spitalet e tjera?
Klinika "Halili", bashkëpunon me dy profesorë të njohur nga Shkupi që janë prof.dr. J.Saverski dhe prof.dr. B. Iliev.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat! Kalimi i anijeve me emigrantë të paligjshëm shqiptarë ra me 90% për vitin 2023