Detaje të tjera mjaft rrënqethëse zbulohen çdo ditë nga mediat e huaja rreth familjes së vogëlushit sirian Aylanit, i cili u gjend i mbytur në brigjet e bregdetit turk.
Mediat e huaja kanë zbuluar fjalët e fundit të nënës së vogëlushit, e cila ka thënë se nuk dëshironte të shkonte pasi nuk dinte not.
“Nëse ndodh diçka, unë nuk di të notoj, prandaj nuk dua të shkoj”,-kanë qenë fjalët e fundit të nënës së djemve të rrëfyera mes lotëve nga motra e Abdullah.
Teema Kurdi është shprehur se fillimisht priste vëllain e saj në Kanada dhe më pas familjen e tij, por Abdullah nuk mund të linte vetëm bashkëshorten dhe fëmijët e tij pasi nuk do ta përballonin dot jetesën.
Ajo kishte komunikuar me bashkëshorten e vëllait të saj, Rehan dhe kjo e fundit i ishte shprehur për frikërat e saj për këtë udhëtim të vështirë vijoi rrëfimin e saj Teema.

/Shqiptarja.com