Fjalët prekëse të deputetit të PD
për Olldashin:S'e mbaja dot gjëmën

Fjalët prekëse të deputetit të PD<br />për Olldashin:S'e mbaja dot gjëmën<br>
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka risjellë në kujtesë momentet e fundit të takimit me të ndjerin Sokol Olldashi, i cili u nda nga jeta katër vite më parë. Në këtë përvjetor, Bylykbashi shkruan se u nda me kolegun e tij rreth orës 13:00 pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, duke i thënë njëri-tjetrit ‘mirupafshim’.

Deputeti thekson në ‘Facebook’ se me siguri që do të shihej me Olldashin sërish të nesërmen, por që telefonata e mbrëmjes i dha fund gjithçkaje. Ai ndan me fansat përjetimin e tmerrshëm të këtij lajmi të hidhur, duke shtuar se ishte shoku i tij i parë i vjetër dhe nuk e besonte dot kurrë se nuk do të vinte më.

"U ndame rreth ores 13:00 pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. I thame njeri tjetrit mirupafshim. Me siguri do te shiheshim te nesermen serish. Ne ora 22:00 dola ‎nga regjistrimi i nje debati ne nje studio TV. Shiu binte litare rruges dhe ndersa ngisja makinen, me vete thoja: ku e gjeti! Sapo parkova, mora nje telefonate. Nuk e besova. Mora nje shok qe me tha duke iu dridhur zeri “eshte prere keq”. Shpresova qe te ishte vec plage. Mora nje shok tjeter qe ishte ne vendngjarje. “Mbaroi!” me tha me ze te fikur. Nuk me bene kembet te ngjitesha ne shtepi. Njoftova nje shok te vjeter qe u trondit po aq. Desha ta ndaja gjemen, nuk e mbaja dot vetem. Mu kujtua kur u ndame ne dreke me nje mirupafshim, mu kujtua kafja e fundit tek Hotel Kotoni. Mu kujtua kur u ngjit ne shkallet e drunjta mbi kokat e nxenesve qe protestonin dhe te gjithe heshtem ta degjonim ne ate mengjes shkurti 1991 ne palestren e gjimnazit “Naim Frasheri” dhe nuk e pranoja qe ai nuk do te vinte me…ishte shoku i pare i vjeter qe nuk do te shihja me kurre! Ishte si sot, si ne kete ore, 4 vite me pare", shkruan Bylykbashi.‎

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari