Ky projekt, me planifikimin, zbatimin dhe rezultatet e tij, përbën një shembull të besimit reciprok dhe bashkëpunimit efektiv midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prezencës. Për këtë, ju ofroj falënderimet e mia të sinqerta juve, Ministre Kodheli.
Rreth 100 tonët e kimikateve të rrezikshme kanë qenë depozituar më parë afër zonave të banuara. Për shkak të dëmtimit pothuajse të plotë të paketimit të shumicës prej tyre, këto kimikate përbënin rrezik për jetën dhe mjedisin. Tashmë, falë përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe me mbështetjen financiare të Republikës Çeke dhe Turqisë, kjo sasi tejet e madhe kimikatesh të rrezikshme ruhet në kushte të sigurta.
Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë. Ne duhet ende të gjejmë një zgjidhje për shkatërrimin e këtyre kimikateve. Aktualisht, OSBE-ja po kërkon një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për t’i transportuar kimikatet tashmë të paketuara në mënyrë të sigurt për t’u shkatërruar në impiante të asgjësimit të kimikateve jashtë Shqipërisë. Këtë javë, disa ekspertë nga Vjena do të vizitojnë Shqipërinë për të na ndihmuar që të përgatisim fazën e dytë të projektit.
Me mbështetjen e OSBE-së, Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës vitet e fundit sa i përket çmilitarizimit. Prezenca ka asistuar Shqipërinë që nga viti 2008 në përpjekjet e saj për të shkatërruar në mënyrë të sigurt municionet e tepërta konvencionale dhe kimikatet e rrezikshme toksike. Prezenca ka ndihmuar deri tani në asgjësimin e një sasie prej 60 tonësh përbërësi të karburantit toksik të raketave, njohur si mélange, 120 ton dikloretan, si dhe ka siguruar pajisje për shkatërrimin e municioneve të tepërta konvencionale.
Prapëseprapë, mbetet ende shumë për t’u bërë, si për shembull në drejtim të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta, pastrimit të pikave të nxehta dhe përmirësimit të sistemit të mbikëqyrjes detare.
Kam kënaqësinë të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, dhe në mënyrë të veçantë punonjësit e kësaj njësie ushtarake kimike, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer!
HEAD OF PRESENCE’S REMARKS IN QAFË-MOLLA
This ceremony marks the completion of the first phase of a project that has made a significant contribution to improving the security and safety of people in Albania.
This project, through its planning, implementation and outcome exemplifies the mutual trust and effective cooperation between the Ministry of Defence and the Presence. For this, I offer my sincere thanks to you, Minister Kodheli.
The approximately 100 tons of hazardous chemicals were previously stored near populated areas. With the existing packaging in most cases almost totally destroyed, these chemicals put lives and the environment at risk. Now, thanks to the joint efforts of the Ministry of Defence and the OSCE Presence in Albania, and with financial support from the Czech Republic and Turkey, this huge quantity of hazardous chemicals is now stored in safe and secure conditions.
This is only the first step, however. We must still arrange for the destruction of these chemicals. Currently the OSCE is looking for around EURO 250,000 in additional funding in order to transport the safely packed chemicals for destruction at chemical disposal facilities outside Albania. This week, several experts from Vienna will visit Albania to help us prepare the second phase of the project.
With OSCE support, Albania has made impressive strides in recent years on demilitarization. The Presence has been assisting Albania since 2008 in its efforts to safely destroy surplus conventional ammunition and dangerous toxic chemicals. The Presence already helped to dispose of 60 tonnes of a toxic rocket fuel component known as mélange, 120 tonnes of dichloroethane, and provided equipment for the destruction of surplus conventional ammunition.
Much remains to be done, however, for instance on the destruction of small arms and light weapons, clearing of hotspots and upgrading of the sea surveillance system.
I am very pleased to thank all participants, and more specifically the members of the chemical military unit who did a great job!