Faleminderit shumë Elisa për këto fjalë të mira. Mendoj se është e thjeshtë të shihet se pse Elisa u bë kryetare e FRESH. Kur unë isha shkollë të mesme shërbeva si president i Këshillit të Studentëve. Më vjen mirë që nuk u përballa me ty kur konkurova për pozicionin.

Do të doja t’ju falenderoja ju dhe FRESSH-in që më ftuat të flas sot. Po e prisja me padurim këtë aktivitet dhe u entuzizmova kur dëgjova për të sepse përfshin udhëheqës të rinj politikë, aktivistë të rinj që bashkohen me shoqërinë civile për t’i ndihmuar ata në formulimin e politikave dhe platformave të tyre. Sikurse e dini, çështjet e shoqërisë civile dhe rinisë janë çështje që janë shumë të rëndësishme për Shetet e Bashkuara dhe unë personalisht i kam mjaft për zemër.

Kur ish-Sekretarja e Shtetit Clinton vizitoi Tiranën më 1 Nëntor -- jam i sigurt shumë prej jush e ndoqën personalisht ose në televizion fjalën e saj -- ajo iu drejtua udhëheqësve politikë shqiptarë dhe u kërkoi atyre: “siguroni që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë, kjo duhet në mënyrë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati dhe tek ju si udhëheqësit e tyre.”

Znj. Clinton tha gjithashtu se “demokracia nënkupton jo vetëm zgjedhjet për të zgjedhur udhëheqësit, por gjithashtu qytetarë aktivë; dhe shtyp të lirë, dhe gjyqësor të pavarur, dhe institucione transparente dhe përgjegjëse që janë llogaridhënëse kundrejt të gjithë qytetarëve dhe mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë të barabartë dhe të drejtë. Në demokraci, respektimi i të drejtave nuk është një zgjedhje që udhëheqësit e bëjnë dita-ditës, por është arsyeja se përse ata qeverisin.”

Shoqëria civile është një element vendimtar për zgjedhjet demokratike: përfshirja e tyre ndihmon që të sigurohet që partitë politike po e dëgjojnë zërin e popullit. Ajo mbështet demokracinë dhe u ofron udhëheqësve politikë bashkëbisedues kritikë për të kuptuar më mirë se si mund të shërbejnë më mirë.

Do të doja të shprehja admirimin tim ndaj përfaqësuesve të grupeve të shoqërisë civile që janë mbledhur sot këtu. Demokracia e Shqipërisë do të jetë më e fortë falë angazhimit tuaj aktiv dhe punës suaj të madhe. Përdoreni këtë mundësi sot për të edukuar e informuar udhëheqësit e rinj të Shqipërisë dhe për t’i frymëzuar ata për të marrë përsipër çështjet tuaja, si të ishin të tyret.

Një element tjetër i zgjedhjeve demoraktike është pjesëmarrja e të rinjve. Shumë shpesh kemi parë se si të rinjtë, si qytetarë, shumë shpesh lihen në rreshtat e fundit të politikës. Megjithatë, çështjet e të rinjve janë çështje të vërteta. Punësimi, arsimimi, shteti ligjor dhe korrupsioni janë gjëra që ndikojnë mbi ju po aq sa mbi çdo segment tjetër të shoqërisë dhe udhëheqësit e mençur politikë nuk e harrojnë këtë.

Si udhëheqës të të rinjve, ju lutem përdoreni këtë mundësi për të dëgjuar me mendje të hapur atë që ka për të thënë shoqëria civile, këndvështrimet e tyre, ato që shoqëria civile ka për të ofruar, dhe përfitoni prej kësaj dijeje për t’i bërë më të forta politikat dhe platformat tuaja. Është e rëndësishme të mbahet mend se shoqëria civile është një partner i vyer.

Në një nga udhëtimet e tij të para jashtë vendit në pozitën e tij të re, Sekretari Kerry vizitoi Egjiptin – një vend që po lufton shumë me vetë vizionin e tij të së ardhmes demokratike. Megjithatë ka mesazhe të vlefshme prej mesazhit të tij, prej së cilës Shqipëria mund të mësojë. Ai nënvizoi me qeverinë dhe opozitën se “duhet të ketë gatishmëri nga të gjitha palët për të bërë kompromise kuptimplota mbi çështje që kanë më shumë rëndësi për popullin egjiptian”.

Sekretari Kerry shtoi “e them me përulësi e me shumë respekt që arritja e qëllimit kërkon lëshime të vërteta mes udhëheqësve politikë të Egjiptit dhe grupeve të shoqërisë civile”.

Në vitin 2006, kur ai ishte ende Senator i Shteteve të Bashkuara, John Kerry tha: “Patriotët e vërtetë duhet të mbrojnë të drejtën për të pyetur dhe kritikuar. Detyrimet patriotike për të folur hapur bëhen edhe më të domosdoshme kur të ashtquajturit udhëheqës refuzojnë të debatojnë politikat e tyre”.

Inkurajoj të gjithë këtu sot që të provojnë patriotizmin e tyre, të provojnë se ata e duan këtë vend të mrekullueshëm që quhet Shqipëri dhe të mbajnë diskutime e debate të hapura dhe konstruktive. Dhe për udhëheqësit e rinj, ju duhet të zhvilloni platforma të forta bazuar në çështjet e parimeve dhe çështje që kanë rëndësi.

Ajo që po shohim sot është një hap shumë pozitiv përpara për demokracinë shqiptare. I inkurajoj të gjitha forumet politike rinore që të ndjekin këto hapa dhe të kërkojnë një dialog konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile. Jini të sigurtë, ju garantoj se Ambasada e SHBA do të mbështesë aktivisht takime të ardhmëm të forumeve rinore, si ky i sotmi, që promovojnë ndërveprimin mes partive politike dhe shoqërisë civile.

Faleminderit për ftesën tuaj dhe pres të dëgjoj diskutimet tuaja këtë mëngjes.

Faleminderit.



Remarks by U.S. Ambassador Alexander A. Arvizu

FRESSH Roundtable on Political Activism and Civic Activism

Elisa, thank you very much for that kind introduction. I think it is easy to see how Elisa became the chairwoman of FRESSH. When I was in high school I served as president of the student body, but I’m glad I didn’t have to run against you.

I do want to extend my sincere appreciation to you, to FRESSH, to everyone here for the invitation.

I was really looking forward to this event and I was very encouraged to hear about it because it involves young political leaders, young political activists coming together with civil society to help them formulate a policy platform. As you know, civil society and youth issues are very important to the U.S. and they’re very close to my heart personally.

When former Secretary of State Clinton visited Albania on November 1st, I’m sure many of you witnessed her address either in person or on TV and you heard her say – she reached out to Albania’s political leaders and she called upon them “to ensure that your upcoming elections are free and fair and seen as such by the entire world. That is first and foremost so that the people of Albania can have faith in the results and trust in you as their leaders.”

Mrs. Clinton also said that “Democracy means not only elections to choose leaders, but also active citizens and a free press and an independent judiciary and transparent and responsive institutions that are accountable to all citizens and protect their rights equally and fairly. In democracies, respecting rights isn’t a choice leaders make day by day; it is the actual reason that they govern.”

Civil society is a critical component of democratic elections; their inclusion helps to guarantee that political parties are listening to the voice of the people. It upholds democracy and it provides political leaders with critical interlocutors to better understand how they can better serve.

And I would like to express my admiration for the representatives of the civil society groups that are assembled here today. Albania’s democracy will be stronger for your active engagement and hard work. Please take advantage of this opportunity today to educate and inform Albania’s young leaders and to inspire them to take on your issues as their own.

Another component of democratic elections is youth participation. Too often we have seen that youth as citizens are too often relegated to the back benches of politics. However, youth issues are real issues. Employment, education, the rule of law, and corruption – these things affect you as much as they do any other segment of society, and wise political leaders do not forget that.

As youth leaders, please use this opportunity to hear with an open mind what it is that civil society has to say, what insights they have, what they have to offer, and to capitalize on that knowledge to make your policies and platforms stronger. It is important to remember that civil society is a valuable partner.

As one of his first trips abroad in his new position, Secretary Kerry visited Egypt – a country that is very much struggling with its own vision of a democratic future. However, there are valuable messages from his messages there that Albania can draw from as well. Mr. Kerry underscored with the government and opposition that, “There must be a willingness on all sides to make meaningful compromises on issues that matter most of all to the Egyptian people.”

Secretary Kerry added, “I say with both humility and with a great deal of respect that getting there requires a genuine give-and-take among Egypt’s political leaders and civil society groups.”

Back in 2006, while he was still a United States Senator, Mr. Kerry said, “True patriots must defend the right to question and to criticize. The patriotic obligation to speak out becomes even more urgent when so-called leaders refuse to debate their policies.”

I encourage everyone here today to prove their patriotism, to prove their love for this wonderful country of Albania, to have open and constructive discussion and debate. And for the young leaders, it is absolutely critical: you must develop strong platforms based on issues of principle and issues of relevance.

What we are seeing today represents a very positive step forward for Albanian democracy. I encourage all political youth forums to follow suit and to seek a constructive dialogue with civil society representatives. You can rest assured, I guarantee you that the U.S. Embassy will actively support future youth forum functions like this which promote interaction between political parties and civil society.

Thank you for your invitation and I do look forward to the discussions this morning.

Thank you.