Fjala e Briseida Shehajt në prezantimin e 300 ditë qeverisje

Gjatë kësaj periudhe, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  ka ndërmarrë një reformë të thellë për të ndryshuar imazhin e Administratës, për të lehtësuar marrëdhënien e saj me tatimpaguesit, për të rritur transparencën dhe për të përfunduar një shndërrim rrënjësor në proceset tona administrative. Kjo përpjekje shumë shpejt do të jetë e prekshme nga tatimpaguesit dhe Administratën, gjithashtu do të na bëjë krenarë si ne, ashtu dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për standartet e arritura në zhvillimet teknologjike dhe administrative.

Administrata Tatimore ka arritur të mbledhë për periudhen Tetor – Qershor 2014  *126 Miliardë Lekë te ardhura për Buxhetin e Shtetit.*
u  Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër është *15.1 Miliardë Lekë ose 14%* më shumë.
u  Krahasuar me planin e këtij viti, të ardhurat janë rritur me *5.7 Miliardë Lekë ose 4.77%* me shumë.

Rezultatet e kësaj periudhe gjithashtu konfirmojnë suksesin e Administratës Tatimore në:
u  Rritjen me 26.6% të të ardhurave nga TVSH
u  Rritjen me 17.2% të të ardhurave nga Tatimi mbi Fitimin
u  Rritjen me 8.56% të të ardhurave nga Kontributet e Sigurimeve

Në periudhën Tetor-Qershor 2014, janë zbuluar, hetuar e referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore të vendit 102 çështje penale ku peshën më të madhe në vlerë monetare e zë  *“Krijimi i skemave të mashtrimit me TVSH”, 10 raste* dhe me dëm të shkaktuar në vlerën e *4 Miliardë Lekë.* Të tjera veprimtari të zbuluara janë: Fshehja e të ardhurave, Mashtrimi financiar , Mospagimi i taksave dhe tatimeve  etj.

Dëmi i shkaktuar shtetit nga kjo veprimtari kriminale, e zbuluar dhe e goditur nga ana jonë, është mjaft i madh, ai arrin *në 5.7 Miliardë Lekë.*

Lajmi i keq eshte lajm i mire per ne. Lajm i keq eshte ajo qe ne nuk dime ende, por qe kemi mundesi te ndryshojme. Kjo eshte moto e AT ne zbulimin e rasteve korruptive dhe   evazionit, duke nxitur cdo individ apo subjekt te denoncoje aktet korruptive.  Vetem gjate 6 mujorit te pare te ketij viti Drejtoria e Antikorrupsionit ka investiguar 42 raste nga te cilat:

1-      Jane referuar ne Prokurori 10 punonjes per shperdorim detyre
2-      Jane propozuar per largim nga sherbimi civil 12 punonjes
3-      Jane propozuar per verejtje 22 punonjes

Administrata Tatimore, përvec përmbushjes së objektivave ka për qëllim krijimin e një klime bashkëpunimi me tatimpaguesit, duke vendosur në qendër të vëmendjes edhe faktorë shumë të rëndësishëm si:
· *Informimi i tatimpaguesve dhe rritja e transparencës *
· *Administrate profesionale *
· *Shërbimi cilësor*
· *Përmirësimi i nivelit të përmbushjes vullnetare ( ulja e treguesve të Doing Bussiness)*
· *Bashkëpunimi me administratat tatimore në rritje të nivelit të administrimit tatimor dhe shkëmbimit të eksperiencave si dhe të informacionit.*



Përgjegjësia në punë dhe llogaridhënia janë dy faktorët që bëjnë dallimin midis asaj që gjetëm dhe asaj që po ndërtojmë.

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Shuhet Krypeshkopi Janullatos, Rama: Ngushëllime për gjithë komunitetin ortodoks