Fjala e deputetes se PD Jozefina
Topalli ne Kuvend

Fjala e deputetes se PD Jozefina<br />Topalli ne Kuvend
Fjala e deputetes se Partise Demokratike Jozefina Topalli ne Kuvend:
Të dashur shqiptarë,
Edi Rama, nesër, apo pas 2 ditësh, do të jetë kryeministri I vendit edhe pse ai nuk ka marrë asnjë deputet më shumë se 4 vite më parë, por Aleanca e 1 Prillit fitoi, ne humbëm.
Ne që sot jemi në opozitë, pa mohuar disa gabime, por jemi kokëlartë për çdo arritje që ndryshoi dhe transformoi vendin. Ne nuk bëmë premtime të bukura, që ju ju beri mazhorancë, jo psenuk dinim, apo nuk pëlqeheshim, por ato për ne janë të pamundura, janë mashtrime e ne nuk donim të gënjenim.
Fjala është për tu mbajtur, premtimi është për tu realizuar, kjo vlen edhe për çdo njeri. Për një politikan, kjo është fondamentale.
Për një kandidat për Kryeministër mbajtja e premtimeve është prova e zjarrit.
Ndaj, edhe sot jemi këtu për të nderuar dhe përfaqësuar e për të mbrojtur votën e qindra, mijëra demokratëve që votuan për ne.
Jemi këtu, për të votuar dhe për të respektuar ata që nuk votuan për qeverinë, jemi këtu për të respektuar votën e çdo socialisti por edhe të gjithë të tjerëve që besuan dhe votuan premtimet antiglobale.
Në këtë sallë ne do të kërkojmë çdo ditë dhe çdo muaj që premtimet të mbahen, edhe pse besojmë  në thellësi të shpirtit dhe të mendjes se kjo nuk do të ndodhë, për arsyen e thjeshtë, se janë të pamundura, janë mashtrime dhe koha do të jetë dëshmitar.
Me 95% ju do të deshtoni. Kështu foli një ndër ekspertët më të mirë të rajonit i ftuar në konferencën ekonomike të Partisë Socialiste, kur dëgjoi premtimet e saj.
Ky është lajm i keq, por ky është paralajmërim i fortë dhe serioz.
Si shqiptare nuk do doja kurrë që të ndodhte, sepse une dua që vendi im teë ecë përpara e jo të kthehet mbrapsht.
Unë nuk dua të ndëshkohet Shqipëria se dikush me çdo mjet e premtim të rremë e do një karrige.

Të zësh karrigen e kryetarit të qeverisë është një gjë e bukur.
Të bësh detyrën e kryetarit të qeverisë është një përgjegjësi fortë e madhe. Karrigia e lartë duhet t’i pergjigjet pritshmërive, ajo kërkon mbajtjen e premtimeve. Por kur ato janë pa hesap e janë mashtrime, pritshmëritë të kthehen mërindëshkuese.
Karrigia kërkon mbajtjen e premtimeve, por nëse mban një premtim dhe hedh në erë stabilitetin ekonomik, apo nuk paguan rroga e pensione, apo çon vendin në recesion, apo krizë, kjo është edhe më keq se të mos mbash asnjë premtim.
Jo vetëm karrigia lëkundet e tundet, por vendi shkon drejt greminës.
Prandaj eksperti i shquar tha se “Do dështoni me 95 %.”
Por të marrësh detyrën pasi vendi ka bërë rrugën më të gjatë në kohën më të shkurtër, të bën karrigen edhe më vulnerabël, sepse duhet të matesh me lartesitë e TABORIT, do matesh me çdo reformë të bërë.
Do matesh me çdo sukses të arritur dhe ato janë të panumërta, do matesh me çdo arritje dhe ato janë të mëdha.
Do matesh me transformimet që ky vend ka realizuar në çdo fushë, në çdo cep të vendit, në çdo aspekt të jetës.
E ato janë të paimagjinueshme po të kujtosh ku ishte Shqipëria vetëm 8 vite më parë. E në raport me to, do gjykohesh.
Rama e di mirë këtë.Prandaj bën dhe nihilistin. Por kjo është po aq e dëmshme e këtu nuk e kam fjalën për karrigen tënde, se kjo është shumë e përkohshme dhe e shkurtër, por e rrezikshme për të ardhmen e vendit, për ekonominë shqiptare.
Prandaj eksperti që ti zgjodhe tha se: “Do dështoni me 95 %.”Ky eshte paralajmerim serioz, i fortë.
Është e vërtetë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë edhe halle e probleme, por është po aq e vërtetë se ti e ke gati
Shqipërinë me rrugë nacionale, me rrugë rajonale ,me rrugë rurale të reja e me standarte.
Por, ti nuk e pranon dhe i quan qorrsokak.Ti je nihilist.Për ty, siç thoshte Hugoi : ”Të gjitha rrugët janë të bllokuara tek një filozofi që redukton gjthçka tek fjala”JO”.
Është e vërtetë se ka të papunë, por është po aq e vërtetë se ti Shqipërinë e ke gati. Me tunelin e Elbasanit, me ujësjellësa të rinj, me energji, me miliarda investime të huaja, me rritje rrogash, rritje pensionesh, por këto Rama i quan rrënim.
Shqipëria ka përsëri halle e probleme.
Por ti Shqipërinë e ke gati me shkolla të reja, laboratore të reja, me korridore të reja, me shkallë penetrimi të internetit në 60 %. Por ti thua rrënim, rrënim…
Nihilizmi yt është jo vetëm dëshpërim e negacion, por mbi të gjitha dëshira për të dëshpëruar dhe për të mohuar, siç thoshte Albert Camus .
Shqipërinë e kemi në NATO, pa viza.
Por, për ty çdo gjë është rrënim, tym, flakë, errësirë, shkatërrim, prandaj eksperti tha: “Me 95 % do të dështosh…” Prandaj, kur ti fole në Kuvend, nuk kishe program, por fillove me një hartim depresiv, të  zi, fyes, gjithë dëshpërim e urrejtje, sikur nuk kishe fituar për të qeverisur, por për hakmarrje agresive e revansh ndaj atyre që bënë historinë e këtij vendi.
Ti gjete një Shqipëri që edhe pse e rrethuar nga vende në krizë, nuk ra në recension.
Shqipërinë e ke gati.
Statusin e ke gati.
Rruget i ke gati.
Shkollat i ke gati.
TAP-in e ke gati.
Devollin e ke gati.
25 mijë vende të reja pune pa filluar, i ke gati.
Por ty kjo të dëshpëron, prandaj i mohon, prandaj thërret e bërtet – “Rrënim, rrënim”
Jo, jo.
Kjo nuk ka ndodhur thua, edhe pse e vërteta që ti s’pranon thot: Po, e vetem PO, e prandaj urren në mënyrë patalogjike atë që bëri historinë e paimagjinueshme të këtij vendi, Shqipërinë e lirë, Shqipërinë në COE, Shqipërinë në OSBE, e prandaj urren në mënyrë patalogjike atë që bashkë me punën e energjinë e gjithë shqiptarëve, bëri jo vetëm në pak vite Shqipërinë e lirë ,Shqipërinë e tregut të lirë, Shqipërinë që lëvizi nga mesjeta në një pjesë të madhe të territorit, në Shqipërinë dixhitale, atë që lëvizi Shqipërinë e izoluar dhe në uri, në një Shqipëri dinjitoze e që ulet në tavolinë me partnerët e vendet më të mëdha në botë.
Në Shqipërinë e infastrukturës moderne, në Shqipërinë e transformuar energjitike, në Shqipërinë  me të ardhura 8 mijë dollare për frymë, në Shqipërinë me turizëm e turista të qindfishuar.
Jo, kjo s’ka ndodhur thotë nihilisti.
ORA zero thotë për Shqipërinë e NATO-s.
Rrënim , rrënim.
Shqipëri e vdekur, thotë që do rilindin sepse erdha unë.
Prandaj eksperti tha: “Me 95 % do të dështosh“.
Për të kapur atë karrige, ku je ulur sot premtove oqeane,  diellin, hënën…
Premtimet ishin fallso! Edhe pse të bukura , shumë të bukura.
Shqiptarët që të vunë në atë karrige besuan premtimin tënd, se shëndetësia do të jetë falas, legalizimi do bëhet falas, taksa për biznesin e vogël do të jete zero, e bashkë me këto do ketë ulje taksash për 95% të shqiptarëve, ulja e borxhit, ulje defiçiti, ulje çmimesh, krijimi i 300 mijë vendeve të reja të punës ,10 fishimi i investimeve në bujqësi, shkolla falas, libra falas, ilaçe falas.
Premtime të bukura, kujt nuk do i pëlqenin e pse të mos i pëlqenin?
Shpesh kur një gjë është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, është sepse është fallso, premtimet ishin pa hesap.
Disa qytetarë nuk mund të imagjinonin se janë mashtrime. Se janë premtime piramidale, tamam si premtimet e Xhaferrit .
Se mos ka kaluar një shekull, a nuk ishim ne shqiptarët që i besuam edhe Xhaferit , jo votën në fakt, por lekët e shtëpitë i humbëm aty.

Të dashur shqiptarë,
premtimet kanë kosto, por z.Rama nuk tha se sa është kostoja? Sa kushton? Nuk thotë, ku do i marrë paratë? Pa thënë këto, premtimet janë mashtrime.
Nuk e tha as në fushatë, nuk e tha as para dy ditëve.
Gjatë 20 viteve në parlament, janë paraqitur shumë programe.
Disa ambicioze,disa më pak. Por asnjëherë nuk ka ndodhur të paraqitet për program një material që nuk ka shifra, nuk ka afate, nuk ka projekte, nuk ka hesap.
Kam lexuar materiale të OJQ-ve, kam lexuar shkrime të ekomomistëve të bëjnë analiza, shtrojnë pyetje, por nuk kam dëgjuar kurrë në atë që i pëlqen ta quajë program, të lexojë pikëpyetjet, dilemat, dyshimet, mosdijen, kaosin si në paragrafin për ekonominë, të hartimit të Ramës, që ka qejf ta quajë “Program”.
Në fakt ai nuk është program. Rama nuk ka program. Rama ka hartime. Nuk njoh në botë te ekzistoje nje qeveri qe qeveris me hartime; nuk dij ne bote te kete nje kryeminister ,qe ne vend te nje axhende ekonomike ,te nje axhende zhvillimi , te nje kostimi te projekti, te dale para parlamentit me ese butaforike.
Ti marrim me rradhe.
Per tu ulur ne ate karrige premtove legalizime falas.Sot eshte dita e se vertetes.
Kur do i besh? Sa legalizime falas do te besh ne 100 ditet e para?
Sa legalizime falas do te besh ne 300 ditet e para?
Sa do te kushtoje?Ku do i marresh leket?me se do zevendesosh leket qe do i mungojne buxhetit nga sherbimi qe do kryhet?
Qe premtimi te mos jete genjeshter duhet ta thuash.Por ne hartimin tend nuk thuhet gje.
Ti ja premtove Shqiptareve.Ato qe te votuan per legalizimet falas duan letrat duan shtepine.
Per tu ulur ne ate karrige bashke me leket e droges e dhunen e bandave premtove se do ulesh taksat per 95 % te Shqiptareve.Bravo.Un do votoj bashke me ju..Por me pare pse nuk na thua sa do jete kostoja, sa do behet gropa e parave te munguara ne buxhet?  Ku do i gjesh leket per te kompensuar leket e munguara ne buxhet.Qe premtimit te mos i thuhet genjeshter duhet pergjigje.Por ne hartimin e tij rama nuk ka as kostim as zevendesim.
Prandaj ekspertet e huaj thane :”se me 95 % do deshtosh”.

Per tu ulur ne ate karrige premtove se do heqesh TVSH dhe do ulesh cmimet per ushqimet :Buken,qumeshtin,miellin,vezen,energjine.Shume bukur e kush nuk do, qe te hiqen taksat te ulen cmimet te mos paguash per ilace, te kesh sherbim mjekesor falas,te legalizosh falas.
Por ti duhet ti thuash Shqiptareve:Kur fillon ulja e cmimeve te ushqimeve, kur fillon ulja e cmimit te energjise.Ne 100 diteshin e pare,ne 100 diteshin e dyte.Kur?  Ne hartimin tend nuk jep afat, nuk tregon as diten as daten, as muajin as vitin.Ku do gjesh leket per te kompensuar gropen tjeter qe hapet ne buxhet nga heqja e tvssh dhe kompensimi i cmimit te eneergjise?Ku do i gjesh leket per kete?Qe premtimi te mos quhet mashtrim duhet pergjigje. Por ne hartim as per kete NUK thuhet gje. Nuk ka kostim.Nuk ka zgjidhje .
Prandaj ekspertet e huaj thane :”se me 95 % do deshtosh”.
Per tu ulur ne ate karrige i premtove shqiptareve live, me ze ,me figure shendetesine falas.E pabesueshme. Vetem ne kohen e para 22 viteve thuhej shendetesia falas, vetem ti dhe AI e keni premtuar- AI falas e kishte demek , por shendetesi nuk kishte.
Z.Rama, para 23 qershorit premtove Shendetesi falas.Ishte premtim me i madh e me solemn.Per cdo qenie njerezore eshte gje fantastike. Edhe une e cdo kush do donim aq shume qe shendesia te jete falas.Tani une po te premtoj se do votoj me ju.Por ku do i gjesh parate? E, para se te pyes ku do i marresh , une pyes sa eshte kostoja? Sa kushton?  Qe premtimi te jete premtim e jo mashtrim sot duhet te pergjigjesh.Por ne hartimin tend nuk eshte. Nuk gjendet.
Sa kushton z.Rama shendetesia falas per gjithe shqiptaret? Pse nuk e thua? A thua se ky eshte programi. Ku eshte kostimi? Ku eshte buxheti? Po nese per premtimin kryesor tendin per shendetesi falas ti nuk ke program ,si do e mbash fjalen?  Apo s ka rendesi?  karrigen e more….per 1 miljon shqiptaret kush pyet….qoftet nga oborret e spitaleve do heqesh…kaq boll e kane keto….Po kjo e ka emrin mashtrim…..super mashtrim….e nese te rashe ne qafe ,e ti me thua edhe sot se shendetesia do jete falas , por kosto nuk ka , kam te drejte e detyre 1000 here te them se kjo nuk eshte genjeshter, ky eshte Mashtrim …e masandej nuk kam me pse te pyes :kur fillon shendesia falas.Ne hartim nuk ka asgje..
Prandaj ekspertet e huaj thane :”se me 95 % do deshtosh”.
Tani pa hy as ne financa as ne buxhet as ne kontabilitet, as ne matematike se me keto nuk ke lidhje.        te bejme nje aritmetike te thjeshte: vetem me tre premtimet e para pa llogaritur shendetesine falas ke nje grope sh te madhe ne buxhet po them x ,se as ti nuk e din, nuk e shkruan ; po ti shtojme kesaj dhe super gropen qe krijon me shendetesine falas te themi y   …se perseri ti nuk e din ,nuk e ke ne hartim ,Gropa behet gremine.Nga ana tjeter ti thua se borxhin do e ulesh, gremina do thellohet, pastaj premton se dhe deficitin do e zbresesh ,edhe taksat do i besh zero——gremina behet ……fatalee……
Prandaj ekspertet e huaj thane :”se me 95 % do deshtosh”.
Ke dy rruge. Ose te pohosh se ke mashtru , ose vendi shpejt do shkoje ne krize.Dhe ato qe do ndeshkohen jane qytetaret e thjeshte e me shume, ato qe kane halle.Keshtu e beri dhe papndreu…..

Ti nuk i thua Shqiptareve se me gropen e shkaktuar ne buxhet me gjithe keto gjera falas a do kesh leke per te paguar rrogat dhe pensionet?
Sali Berisha nuk i beri keto premtime sepse nuk genjente. Ai e dinte .O do beheshin e mbaheshin keto premtime e per pasoje vendi dhe ekonomia do kalonin ne krize ;ose do ruaje stabilitetin dhe ecte drejt zhvillimit, por premtime -mashtrime nuk do bente . Berisha beri te dyten:
Ti te paren: Premtove …..
Dhe pasi premtove , e i perserite e riperserite deri me 23 Qershor kur bashke me blerjen e votave me leke ,me Iphone, me vende pune, me keca e dhi ;dhe me ndihmen e bandave dhe krimit more karrigen.Tani qe more karrigen eshte dita e se vertetes.Ne jemi ketu……porè…edhe te kujtojme sic thoshte fishta :”populli fal ato qe e mundojne por nuk fal ato qe e genjejne.”
Ti i premtove te persekutuarve se do i paguash 25 Euro cdo dite burgu dhe se do i kompensosh totalisht brenda 2 viteve. Kur do fillosh ti paguash 25 Euro per cdo dite burgu?Sa eshte shuma totale.Sa eshte numri i te persekutuarve qe do kompensosh 100 ditet e para?
Une do votoja me 2 duar.Por edhe per kete paske ndryshuar mendje.
Prandaj eksperti serioz qe ti zgjodhe kur foli tha :ju do deshtoni me 95 %.
Deri me 23 Qershor ti fole me fjale,ne folem me vepra.Ti mashtrove,ne treguam te vertetat.
Ti fitove, tani ne jemi ketu qe sot, te fortet ketu ne parlament do quhen “onorevoli.”
Qe sot pushteti eshte i “popullit”
Qe sot shqiptaret sipas teje, jane gati te “rilindin”
Tani te ka mbetur vetem nje gjest i thjeshte, nje thirrje qe duhet te besh : Alzati Lazzaro! E te gjithe do « rilindin »pernjehere!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës