Fjala e deputetit të PD
Flamur Noka në Kuvend

Fjala e deputetit të PD<br />Flamur Noka në Kuvend
Fjala e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka në Kuvend:
 
Të nderuar kolegë deputetë, 
Dua ta filloj fjalën time sot, fillimisht me një falenderim thellësisht të sinqertë dhe me një mirënjohje të pakufishme për të gjithë banorët e qarkut tim, të Kukësit, Hasit dhe Tropojës, që unë kam fatin e madh t’i përfaqësoj si deputet i tyre. Dua ti falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e madh që i dhanë Partisë Demokratike,  duke mos u tunduar nga  demagogjia e  mashtrimit dhe duke e sfiduar  fallsitetin që iu serviri e ashtuquajura politikë e Rilindjes.
Së dyti, si deputet dhe si qytetar i këtij vendi, ashtu si të gjithë shqiptarët, prisja të dëgjoja programin e qeverisë dhe më pas të diskutonim rreth tij. Por, ccfarë na ofroi në vend të programit z. Rama?  


Nuk u tha asgjë për atë që mund të quhet program, por vetëm shpalosi disa faqe me përralla. Fjalë dhe vetem fjalë në një hartim që kërkon të tregoje se z. Rama dhe shpura e tij do të bëjnë historinë, duke harruar se historia e këtij vendi nuk fillon e as mbaron me ardhjen e tij në pushtet. Një fjalim vetëm  nihilist që nuk tregon në asnjë frazë të tij se si do realizohen premtimet e dhëna në fushatë, shumë prej të cilave janë lënë jashtë.
Në asnjë paragraf të këtij programi nuk lexojmë objektivat e qartë strategjikë afatshkurtër dhe afatmesëm. Asnjë objektiv nuk ka detajim, afate kohore, mënyrën si do të realizohen, por edhe formën që ato do të marrin. Gjithccka lexohet si një hartim dhe vetëm kaq.
Të gjithë donin të dëgjonin  se si do të zhvillohej më tej ky vend, se si do ecte më përpara ekonomia e tij, se si do shtoheshin 300 mijë vendet e punes, si do përmiresohej jeta e shqiptarëve, si do bëhej i mundur shërbimi shëndetësor falas, si do bëheshin legalizimet falas,si do bëhen zero taksat për 95% të qytetarëve, si do i bëjë policët me rroga ministri, etj, etj, si këto premtime të dhëna.
Në fushatë ju z. Rama, u premtuat shqiptarëve parajsën, iu premtuat se do të hanin me lugë floriri kur ju të vinit në pushtet, pak a shumë u premtuat njëlloj si etërit tuaj në vitin ‘45.
Por pas fushate kur u dekretuat dhe prisnit te mbanit fjalën, me një fjalim - hartim ju, u servirët shqipetarëve vetëm zhgënjim dhe  i mbushët me demagogji, që ishte kryekëput simbolika e këtij fjalim - hartimi që ju e quajtët “Program”.
Sigurisht, që kjo qeveri nuk mund të kishte program konkret as për 100 ditë sicc u premtua në fushatë e as për 300 ditë sicc u tha pas fushate, pale’ me program të detajuar 4 vjeccar. Nuk mund as të bëjë e as të realizojë një program të tillë një qeveri e tillë fund e krye klienteliste private, me ministra të  trysnuar akoma pa filluar, të detyruar të shërbejnë pa mandate deputeti si drejtorët e Bashkisë së Tiranës dikur.
 - Z. Rama, jo pa qëllim e nise dhe i shndërrove nga ministra në drejtora bashkie, pasi vetëm kështu mund të ndjehesh i qetë dhe i sigurt, që do të binden dhe shërbejnë në mënyrë të përulur dhe të heshtur ty dhe klientelës tënde.
Por, qytetarët e këtij vendi nuk kanë nevojë që në vend të ministrave, të kenë drejtora bashkie, por për programe dhe projekte konkrete zhvillimi dhe integrimi.
Ende asnjë qytetar i këtij vendi nuk e ka të qartë se si do të funksionojë struktura e qeverisë, cilat janë objektivat dhe programi konkret i saj, sa para’ më shumë do të paguajnë qytetarët për mbajtjen se kësaj qeverie të stërmadhe, pasi po shtohen ministri vetëm për qoka klientësh.
Shqiptarët do të kenë nga sot qeverinë me koston më të lartë në historinë e demokracisë, ndryshe nga cc‘ju premtua, ndërkohë që kishin një qeveri me koston më të ulët dhe ky ishte mashtrimi i parë.  
Nuk dua të bëj komente të gjata për këtë qeveri klienteliste, pasi më shumë se gjysma e tyre nuk ka lidhje me PS-në, por thjeshtë klientë personal qe ja ke imponuar Partise dhe grupit parlamentar.
Nuk dua të bëj komente, madje as edhe për Vilajet Qyrkun, si klient i përhershëm dhe i gjithanshëm dhe i kudogjendur i oborrit tënd, pasi ne ja vlerësojmë gjithë luftën dhe kontributin që beri në vitin 2005 në krahë me ne, për të rrëzuar qeverinë e Gramozit, të Fatmirit, të Pandit, te Bacit e te Namikut, por do t’ju tregoj pak shqiptarëve se kush është Ministri i Brendshem i propozuar prej teje.
Z. Rama!
Ju i servirni shqiptarëve për drejtimin e Ministrise së Brendshme dhe Policise se Shtetit  një individ  gjysmak i cili pasi nuk mbaroi dot shkollën në Xhenova, u kthye për ta vazhduar në Shkodër, pasi dhe atje nuk e mbaroi dot erdhi e gjeti një zgjidhje për të marrë një diplomë në Tiranë. Ju i servirni shqiptarëve, si Ministër të Brendshëm, nje individ depresiv që ka tentuar suicid dhe që për këtë është mjekuar në spitalin San Martino në Xhenova.
Do kemi Ministër te Brendshëm një njeri i cili kohë më parë, ka qenë kontigjent i Policisë si hajdut kasetofonash, dhe se fundmi shoqërues i Shullazit &co biles duke shëtitur edhe në skafin e tij. Si mund të motivojë Ministri gjysmak policine e shtetit kur babai i tij ka qenë objekt i saj për kondrabandë ilaccesh?
Ccfarë morali do t’i japë policisë dhe si mund t’i motivojë ata në luftën kundër krimit ekonomik ky Ministër, kur e ëma e tij ka qenë objekt i punës së policisë dhe prokurorisë për evazion fiskal?  
Kjo nuk është as më pak dhe as më shumë sesa një poshtërim që i bëhet policisë së shtetit dhe shqiptarëve vetëm për faktin se të lanë gjysmagjel dhe gjeli që këndon është ulur aty sipër teje.
Të nderuar kolegë deputetë,
shqiptarët, në vend që të dëgjonin  projektin e qeverisjes,  dëgjuan vetëm mallkime për kundërshtarin, vetëm sharje dhe shpifje për të, një refren që tregonte se z. Rama i ka ngelur ora në opozitën e tij të dhunës.
Në asnjë sekondë nuk fole si kryeministër, sepse nuk ndihesh i tillë, pasi ti e di mirë që do të jesh  një gjysëm kryeministër. Kjo u duk qartë në hartimin tënd, pasi thellë brenda teje ti ke inat me shqiptarët dhe nuk ua fal faktin që nuk të dhanë asnjë votë më shumë se në vitin 2009, por të lanë të këndosh vetëm si një gjysmagjel.
Këtu u dëgjuan mllefe pa fund për qeverisjen e deridjeshme  dhe mohove ccdo arritje, qoftë edhe ato madhoret që shqiptarët kanë prekur gjatë 8 viteve të kaluara. Këto i bëre vetëm se je një nihilist fund e krye. Një nihilist i mbushur me urrejtje, që mendon se je mandatuar për të shfryrë dufin e veteakumuluar, për të qetesuar frustrimet e tua.
Dua të ndalem pak tek hartimi mbi perspektivën e Ministrisë së Brendshme dhe strukturave të saj.
Ti nuk mund ta pranosh se në këto 8 vite të qeverisë Berisha, Policia ka njohur ngritje dhe profesionalizëm duke u kthyer në një trupë që ka rezultate konkrete, besueshmëri, bashkëpunim të shkëlqyer dhe vlerësim tek partnerët ndërkombëtarë. 
Në pak rreshta të hartimit tënd, duket qartë urrejtja jote ndaj Policisë së Shtetit, pasi ti angazhohesh për ta shkatërruar gjithë këtë punë të bërë për të ngritur profesionalisht dhe strukturalisht këtë organizatë. Kjo strukturë organizative, funksionale dhe me sistem karriere të përcaktuar me një ligj organik, i cili është hartuar së bashku me ICITAP dhe PAMECA dhe miratuar nga qeveria shqiptare.
Kjo polici, mundësoi që pas miratimit të Ligjit të vitit 2006 për shpalljen e Moratoriumit të mjeteve lundruese, të realizojë heqjen e Shqipërisë nga harta e trafikut drejt Europës së qënieve njerëzore. Grupet kriminale nuk e shohin më Shqipërinë si një vend të preferuar për tranzitim.
Kjo polici ka trefishuar forcën goditëse kundër trafikut të drogave të forta, kjo e thënë në të gjitha raportet ndërkombëtare, duke bërë që Shqipëria të mos jetë më vend i preferuar dhe transitimin e drogave të forta.
Jo vetëm në hartimin tënd të fundit, por për një periudhë të gjatë kohe, ju bie trumbetave të rritjes galopante të krimit në Shqipëri. Por, harron të pranosh se Lufta kundër krimit të organizuar gjatë qeverisë Berisha, ka mundësuar identifikimin dhe vënien para drejtësisë mbi 220 grupeve të krimit të organizuar, që përpara vitit 2005 diktonin politikën dhe qeverisjen e vendit.
Ne jemi të vetëdijshem se krimi i rrugës dhe ai në familje, vazhdon të jetë një shqetesim, por kjo nuk ka të bëjë thjesht e vetëm me punën e policisë së shtetit, por kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë pasi është një fenomen social i ndeshur këto vite, gjerësisht në të gjitha vendet e BE-së dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar. Megjithatë, kriminaliteti nuk ka njohur rritje në Shqipëri ashtu sicc je përpjekur ta interpretosh ti dhe anturazhi yt
Do të keni mundësi të njiheni me statistikat tani që jeni në pushtet dhe nuk do ta rrëzoni dot tani këtë fakt. 
Miratimi i Ligji 10192, i vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i njohur si ligji “Antimafia”, i mundësoi policisë të shënojë një arritje tjetër kundër krimit të organizuar duke goditur në zemër aktivitetin e organizatave kriminale në hetimin dhe sekuestrimin e aseteve qe vijnë  nga kjo veprimtari. Vetëm në këto vite janë rreth 30 milion euro asete kriminale qe Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine kane mundur te sekuestrojne fale miratimit te ketij ligji.
 Ne bëmeë realitet implementiminnë të gjitha PKK-të te sistemeve bashkëkohore të teknologjisë te informacionit dhe zbatimi i praktikave më të mira Shengen në përpunimin e dokumentacionit të mallrave në të gjitha PKK-të e bënë Shqipërinë i pari vend në rajon që aplikoi kontrollin më një ndalesë në të gjitha PKK-të.
Sistemet e sigurisë, të kontrollit e menaxhimit te kufijve, sistemet e kontrollit policor te lidhura me Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile si dhe Dokumentat moderne Biometrike te prodhuara ishin nje një nga shtyllat kryesore që kontribuan për Lëvizjen e lirë ne hapësirën Shengen, qe ne dhjetor 2010. Kjo eshte nje tjeter arritje e Ministrise se Brendshme dhe policise se shtetit.
Ti nuk do te shohesh dhe pranosh arritjet e Shqiperise dhe shqiptareve sepse per ty viti 0 fillon me ardhjen tënde në pushtet. Ky nuk është as faji i opozites dhe as i shqiptareve.
Në një paragraf të  hartimit tënd,  angazhohesh për luftë kundër krimit, por ti e ke të pamundur te jesh shpresa ne kete lufte sepse ti je i vetmi lider politik qe krimin e fute ne politike.Dihet boterisht lidhja jote me Hakmarrjen per drejtesi, banden e Lushnjes, dajtin e te tjere Z Rama biles ti dhe  krimit dhe mandate ne parlament. Ti krimin e zgjodhe ne krye te shume njesive te pushtetit lokal.Z Rama ti perpiqesh te gervishtet ndonje gisht leter gjoja per lufte kunder krimit kur nderkohe qe ne  luftonim krimin ju e strehonit neper makinat tuaja gjate fushates por dhe para e pas saj. Ndaj dhe shume analiste dhe jo vetem ne ju konsiderojne si nje qeveri e mbushur me inkriminim duke filluar nga ti i pari por ju konsiderojne si shembullin e vetem. Ndaj dhe nuk ke mundur te besh program as te qarte e as te detajuar per luften kunder krimit, se je i sigurt ne deshtim, prandaj ke hedhur ne kosh shume prej premtimeve dhe ke mbushur dyzet faqe me perralla.
Si mundet qe nje qeveri ne vitin 2013 te pershkruaj si program per policine e shtetit ato detyra qe cdo Drejtor Departamenti ne Policine e Shtetit i percjell si plane pune javore dhe mujore ne drejtorite dhe komisaritet e policise. A mund te kete qeveri tjeter pervec kesaj  qe ne program permend vetem termin “reforma shume dimesionale’ dhe pershkruan ne menyre te percipte obligimet qe ligji mbi policine e shtetit ia ngarkon kesaj organizate ne punen e saj te perditshme.
A e din ti z Rama se edhe ne vitin 1913 kur u krijua policia e shtetit kishte nje program, sigurisht jo i plote por kishte ama program mbi organizimin, funksionimin, detyrat mbi policine, i cili  kishte edhe afate por kishte edhe kosto. Pra, kishte program edhe ne 1913 e jo hartim si ky qe ju na keni servirur.
 
Z Rama ne hartimin tend thjesht permend termin “trajtim financiar”, por ke hedh ne kosh cdo premtim qe bere ne fushate, qe paga me e ulet e policit do niste nga 500 mije leke deri ne 1.5 milion per drejtuesit e larte.
Ne hartimin tend  kishe premtuar perkujdesje te vecante per familjet e policeve te rene  ne krye te detyres. Por nuk e dini se qeveria Berisha ka miratuar ligjin nr 10289 dt 17.06.2010 “ Per menyren e trajtimit ekonomik e financiar dhe per dhenie ndihme te menjehershme  familjeve te punonjesve te policies shtetit, gardes , shkb, Pmnzsh, te forcave te armatosura, te Shish,, te policise se burgjeve qe humbin jeten per shkak te detyres. (shpallet deshmor menjehere jepen  5 milion lek, shpenzimet e ceremonise, bursa per femijet, punesim per familjaret, strehim dhe pension te barabarte me pagen referuese te punonjesit, ndihme financiare ne cdo perkujtimore.
Ne hartimin tend kishe te pershktuar nje paragraf ku flet per fillimin e ndertimit te mardhenieve te policise me komunitetin, nderkohe qe as e dini dhe as e keni idene qe qeveria Berisha, me asistencen e programit Suedez  SIDA dhe OSBE ka dy vjet qe ka nisur programin e policimit ne komunitet dhe qe eshte konkretizuar me nenshkrimin e marrveshjes dhe miratuar me VKM 112 date 03.02.2013.
Normalisht nuk keni si e dini se ne ate kohe ju ishit te fokusuar tek aleanca me krimin dhe lufta per te intimiduar policine e shtetit. Rast ky i pa precedent ne historine e politikes europiane.
Nje nga deshirat e shprehura ne hartim tuaj eshte krijimi i Byrose Kombetare te Hetimit, por ne kemi detyre tju themi shqiptareve se nepermjet kesaj Byroje ti kerkon ti marresh kompetencat qe Kushtetuta ja jep Prokurorise te Pergjithshme per tja dhene kesaj byroje, qe deshiron te varet prej teje, duke u vete emeruar Kryeprokuror. Ne deshirat e tua ti nuk njef kufij dhe je gati ti vesh shkelmin Kushtetutes dhe te shkelesh institucionet kushtetuese.
Ke shkruar disa rrjeshta per qeverisjen vendore duke premtuar permiresimin e financave dhe reformen e decentralizimit fiskal te tyre por te kujtoj qe ke kopjuar pike per pike ate cfare ne kemi realizuar tashme. Qeveria Berisha ne keto vite katërfishoi sasinë e Grantit te pakushtëzuar ne dispozicion te njësive te qeverisjes vendore; U miratua ligji “Për huamarrjen vendore”, i cili i hapi rrugën njësive vendore te hapen ndaj bankave e biznesit privat për me shume investime; Shembullin e perfitimit e ke zv kryeminister, bashkia e Korces qe drejtohej prej tij perfitoi nga ky ligj rreth 1 milion dollare invetime publike. Me formulën e Granteve konkurruese dhe me vone nëpërmjet Fondit te Zhvillimit te rajoneve ne arritëm te me shume se 12 fishonim fondet për investime ne njësitë e qeverisjes vendore .
Ne hartimin tend flet per reformen administrativo-territoriale nderkohe qe ka 8 vjet qe ti dhe vetem ti je bllokuesi i kesaj reforme te kerkuar nga qeveria e Partise Demokratike ne menyre permanente. 
Flet per transparence te pushtetin vendor ne raport me qeverisjen, por kur ishe kryetar bashkie u fute ne bunker dhe sot ke urdheruar kodin e heshtjes. Tjeter ben e tjeter thua.
Ti ne hartimin tend tregon barsoleta me kontrata pune proviziore, me skema imagjinare te rekrutimit te administrate, por nuk e di qe ne kete salle eshte votuar pak jave me pare Ligji “ Për Shërbimin civil” dhe “Për funksionimin dhe organizimin e administratës shtetërore”,  te cilat e kane mbyllur perfundimisht historine e kontratave provizore te punes qe ti premton t’i heqesh perfundimisht. Keto ligje jane hartuar me asistencen e BE dhe ishin nje nga tre kushtet e Brukselit qe ju i mbajtet peng per rreth 2 vjet. Ju ende nuk e keni idene se me keto ligje eshte ngritur edhe nje shkolle per administraten civile sipas modelit Ena nje nga me te mirat ne BE.
 
Per ta mbyllur komentin rreth hartimit te paraqitur si program po ju kujtoj qe nje publicist i majte ju shkruajti dy dite me pare epitafin e programit te deshirave. I kerkoj ndjese por thjesht po e citoj:
Duke lexuar Programin Qeverisës të Partisë Socialiste, së pari, pa hyrë ende në përmbajtjen e tekstit ajo që të bie në sy është se:
Ndër 79 faqe në total të Programit, 37 faqe janë thjesht ujëra. Aty përfshihen: fjalimi hyrës i Edi Ramës, faqe ndërmjetëse me ngjyra, pasqyra lënde, biografi ministrash, faqe me logo, thjesht faqe boshe, etj. Në realitet, Programi qeverisës për të cilin PS ka punuar mbi 2 vjet, ka vetëm 42 faqe kontent që vlen për studim.
Me një kërkim të thjeshtë aty do të gjesh të përmendura fjalët kyçe me këtë shpeshtësi si më poshtë: 
77 herë: treg, tregti, tregtar  
33 herë: prodhim, prodhues
62 herë: shërbime
16 herë: industri/industrial
46 herë: biznes
 1 herë: sindikatë
36 herë: pronë, pronar
15 herë: punëtor/punonjës
24 herë: rini, rinor, të rinj
2 herë: i moshuar/pensionist
12 herë: liri
6 herë: organizim
10 herë: sipërmarrje/sipërmarrës
5 herë: solidaritet
6 herë: lehtësira
 2 herë: taksë/taksim progresiv
Së dyti: Ky është përsëri një program tërësisht dëshiror dhe i pa-bazuar në asnjë shifër, afat apo planifikim. Aty vazhdohet linja e mirënjohur e deritanishme e konstatimeve të gjendjes, e cila pasohet pastaj nga një ndarje me pika e premtimeve që synohen të realizohen. 
Mungon për secilin nga objektivat një faturë financiare, një zbërthim i mënyrës sesi do të sigurohen të ardhurat për pagesën e kësaj fature si dhe afati kohor brenda të cilit do të realizohet ky objektiv. 
Në këto terma, ky që po i ofrohet publikut nën titullin “Program qeverisës” i së majtës, nuk është as program, as qeverisës, as i të majtës. Ai mund të lexohet më troç si “Listë dëshirash”.
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës