Më lejoni të them që në fillim se është kënaqësi e veccantw që të vij këtu, pasi kemi parë disa ndryshime shumë të rëndësishme që po e prekin nga afër Kavajën në rrugën e rilindjes urbane. Jam shumë krenar që çka kemi premtuar për Kavajën, po bëhet realitet dita-ditës. Jam shumë i lumtur që më në fund, ky qytet me tradita të rëndësishme, të hershme dhe bashkëkohore, ky qytet që ka një kontribut të posaçëm në transformimin demokratik të vendit tonë, pas 25 vjetësh, po shikon dritë. Pas 25 vjetësh po bëhet më në fund me sheshin europian mesdhetar që i takon qytetarëve të vet dhe që do të jetë pa asnjë dyshim, një nga hapësirat më të bukura publike të Shqipërisë.
I jam mirënjohës dhe falënderues Kryetarit të Bashkisë, i cili i ka qëndruar punëve në kokë, jo si në shtëpi të huaj, por si në shtëpinë e vetw dhe i ka shërbyer me një përkushtim për t’u marrw shembull këtij komuniteti, këtij qyteti, dhe ka bërë të mundur me projekte bindëse, që Qeveria të angazhojë shumën më të madhe të fondeve që është angazhuar për Kavajën, krahasuar me 20 vjet, brenda një viti të vetëm. Se kaluat 20 vjet dhe ju përmendnin vazhdimisht një sistem ujësjellësi që nuk punon. Ne jemi të vendosur që, atë që ju po shikoni dita-ditës, duke filluar nga qendra e Kavajës, ta shikoni muaj pas muaji dhe vit pas viti në çdo rrugë, në çdo shesh, në çdo hapësirë, ku ju jetoni si banorë të këtij qyteti, ku dashurohen, martohen çifte të reja, ku lindin fëmijë që meritojnë të kenë një qytet europian, jo një xhep fallco siç e kishin lënë për 20 vjet në harresë, në pluhur dhe në rrënim.
Nga ana tjetër, sot ka shumë rëndësi ky takim edhe për faktin se, ndërkohë që në 8 vjet, nga viti 2005 deri në vitin 2013, ata të cilët e morën 20 vjet rresht pa kushte votën tuaj, bënë vetëm 461 legalizime. Ne sot bëjmë 500 legalizime që janë rezultat i një pune të më pak sesa të një viti të vetëm. E jo vetëm kaq, por si kudo tjetër edhe në Kavajë e njëjta histori; nga ato 461 legalizime, 80 % ishin hotele, restorante, motele e ku e di unë se çfarë tjetër, por jo shtëpi. Ndërkohë që të 500 legalizimet tona sot, janë shtëpi për ata që kanë sakrifikuar, që kanë ndërtuar me gjak dhe me djersë dhe që kanë vite të tëra që presin në radhë, kanë paguar disa herw dhe janë kthyer mbrapsht vit pas viti. Sot ata marrin atë që ju takon dhe e marrin falas.
Kavajën, legalizuesit e mëdhenj të viteve të rrënimit, e futën në histori me një rekord qesharak. Bënë një legalizim të një klubi ngjitur me bashkinë. Është e vetmja godinë në botë që ka tre faqe të vetat, një faqe të shtetit. Në dokumentin e legalizimit të kësaj maskarade shkruhej ekzaktësisht kështu: “tre faqe muresh të personit, një faqe muri e bashkisë”. Ishte bërë dhe pronar zotnia dhe i kishte vënë dhe kurrizin Bashkisë, kishte zënë dhe rrugën midis Bashkisë dhe anës tjetër, ku nuk futeshin dot, jo ambulancat, por nuk futeshin dot as ata që janë pak më të shëndoshë se ç’duhet.
Kështu që besoj që sot ne po hapim një faqe të rëndësishme të historisë së rilindjes urbane, të historisë së zhvillimit social dhe ekonomik, sepse siç e kam përsëritur disa herw, kjo leje legalizimi që ju merrni, nuk është vetëm dokumenti që e bën shtëpinë tuaj të paprekshme, por është dokumenti që e kthen shtëpinë tuaj në një pasuri. Duke ju dhënë mundësinë që juve të mund ta përdorni këtë pasuri për të shkuar në bankë dhe për të marrë kredi, për të hapur një biznes të vogël, për të çuar me studime djalin apo vajzën, për të blerë një makinë, etj. Pra, nga një strehë pa leje, pa asnjë vlerw që nuk e njihte askush, sot keni një pronë të patundshme që e njeh shteti dhe e njeh dhe çdo bankë që ju do të doni të hyni në marrëdhënie.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm historik. Ky ndryshim do të sjellë të mira për ekonominë tonë kombëtare dhe për ekonominë familjare të të gjithë atyre njerëzve që kanë derdhur të gjithë paratë e kursimeve të tyre për të ndërtuar ato mure dhe për të ndërtuar atë çati dhe që kaq shumë vite kanë marrë mbrapsht vetëm poshtërimin, gënjeshtrat dhe mosrealizimin e ëndrrës së tyre të vetme, të kenë letrat e shtëpisë së tyre.
Nga ana tjetër dua ta theksoj që paralelisht me legalizimet, ne kemi zgjatur edhe për pak kohë procesin e vetëdeklarimit, duke marrë në konsideratë 4 mijë vetëdeklarime të reja në të gjithë zonën e Kavajës. Kemi përcaktuar qartë në ligj që pas kësaj nuk ka më asnjw shaka me ligjin. Nuk ka më asnjë shaka me pronën e tjetrit, nuk ka më asnjë shaka me pronën e shtetit, nuk ka më asnjë shaka as me pronën tënde sepse vendosja e një tulle të vetme pa leje, konsiderohet vepër penale dhe ndëshkohet nga Kodi Penal. Kështu që, të gjithë duhet ta kenë mirë parasysh këtë gjë, që ky është fundi i lumtur i një rrumpalle, që zgjati 20 vjet dhe që mbaron përfundimisht me afatin e skadimit të vetëdeklarimeve.
E para e punës, ata që i kanë marrë lejet dhe kanë vazhduar të qëndrojnë këtu, të jenë të sigurt që lejet janë të sigurta, janë prej vërteti, nuk janë “Shaban tapi” që sa del nga televizori i bie vlera. Kështu që nëse keni ndenjur këtu për të marrë këtë garanci e keni, kwtw garanci e keni. Se me çfarë ju kanë parë sytë keni të drejtë që të mos besoni se kjo qw keni marrw sot wshtw është ajo që keni pritur 10 vjet e 20 vjet.
/Shqiptarja.com