Është kënaqësi e veçantë që të jem sot këtu në vijim të debatit për projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2015, por padyshim që kjo është një risi. Është një tregues i shkëlqyer i funksionimit të partneritetit publik dhe privat. Pra, në rastin konkret midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Mesdhetar, por shpresoj të jetë një tregues i bashkëpunimit Parlament-shoqëri civile. Për këtë dua të falënderoj të gjithë studentët dhe pedagogët e përfshirë dhe për debatin. Mua m’u duk sikur isha në parlamentin britanik në kuptimin e kulturës dhe të stilit anglosakson të këtij debati. Është një debat nga i cili ne parlamentarët mund të mësojmë akoma më shumë. Dua t’iu përgëzoj për kulturën tuaj të të shprehurit, për dijet e manifestuara, për soliditetin e tyre, për strukturën dhe për logjikën e argumenteve pro edhe kundër.
Nga eksperienca ime si student, por edhe si politikan, dua t’iu them se politika dhe ekonomia ngjajnë bashkë në disa drejtime dhe një prej tyre është se megjithëse ekonomia është një shkencë më e saktë, por përsëri edhe ajo ka një dimension të fortë social dhe në ekonomi jo gjithmonë dy edhe dy bëjnë katër. Sepse edhe shumë nga treguesit që ju përdorni janë thellësisht socialë, janë psikologjikë, është çështje besimi, është çështje prioriteti, shpesh nuk është çështje shifrash, është edhe çështje cilësie. Pra, vërtetë në të kaluarën mund të jenë bërë shumë investime, por produktiviteti, rentabiliteti i tyre nuk ka qenë ai i pritshmi.
Unë dua t’iu them një rast shumë domethënës. Është bërë një investim madhor për rrugën Durrës-Kukës, apo rrugën midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe unë asnjëherë nuk kam kontestuar asnjë element të kësaj rruge, sepse kam menduar që kjo rrugë duhej bërë për shumë arsye. Edhe për arsye gjeopolitike, edhe për arsye kombëtare, edhe për arsye kulturore e kështu me radhë, por natyrisht që një investim kaq i madh në radhë të parë duhet të ketë një dobi sa më të madhe ekonomike. Dhe mund t’iu them me bindje të plotë se qyteti që duhet të përfitonte më shumë nga ky investim duhet të ishte qyteti i Kukësit. Por kanë përfituar thjesht në kuptimin e distancës, por në kuptimin e zhvillimit ekonomik dhe social apo të hapjes së vendeve të reja të punës nuk kanë përfituar.
E them këtë jo për të kritikuar rrugën, absolutisht, por për të shprehur besimin se ne i kemi të gjitha mundësitë që me buxhetin e ri të vitit 2015, i cili është në një proces debati dhe përmirësimi është miratuar në parim, por tani do të debatohet, do të paraqiten amendamente të ndryshme. Për të gjithë ata që e kanë ndjekur edhe dje seancën ka pasur mjaft mendime të ndryshme edhe brenda vetë mazhorancës. Opozita sigurisht që ka bërë kontestimet e saj dhe një pjesë e tyre mund të reflektohen. Nuk ka asnjë arsye pse jo, të gjitha ato që i shërbejnë garantimit të kësaj rritjeje prej të paktën 3 % për vitin që vjen, por jo vetëm kaq, por në përgjithësi konsolidimit fiskal dhe makroekonomik të vendit dhe vazhdimësisë për një rritje më të madhe në një plan afatmesëm dhe afatgjatë, sepse kjo është vendimtare.
Por dua të them kush janë elementët më të rëndësishëm, për të cilat ne biem dakord besoj të gjithë edhe nga argumentet që unë dëgjova këtu nga studentët?
E para është, që ekonomia jonë po shkonte drejt greminës, po shkonte drejt një borxhi të pakontrolluar, i cili kulmoi me gati 74% nga viti i kaluar dhe çdo vit po rritej në mënyrë të frikshme që nga viti 2009-2010 dhe ishte një politikë e gabuar rritja e shpenzimeve, sidomos sociale në një kohë kur ritmi i rritjes ekonomike ishte mjaft i kufizuar. Dhe natyrisht kjo çoi në atë situatë emergjence, ku u detyruam për të realizuar edhe këtë program në të cilin kemi hyrë në fondin monetar ndërkombëtar për të vendosur nën kontroll borxhin dhe deficitin, por edhe për të siguruar një mbështetje financiare të domosdoshme, e cila do të bënte të mundur çlirimin e ekonomisë sonë nga problemi i borxhi, nga problemi i deficiti dhe vendosjen në parametra të qëndrueshëm dhe të besueshëm për investitorët ndërkombëtarë dhe për tregjet ndërkombëtare.
Për herë të parë ne kemi një stabilizim dhe një ulje të borxhit, gjë që është mjaft pozitive. Njëkohësisht kjo realizohet përmes uljes së qartë të deficitit buxhetor. 3 % rritje ekonomike, dikush mund të thotë se nuk është ndonjë gjë e madhe kur e shohim në një plan semplist. Por 3% nuk është pak them unë në rast se kemi parasysh se 3 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto i bie rreth 500 milionë dollarë shtesë në vit, aktivitet ekonomik, prodhime shërbime, punësim e kështu me radhë. Por 3 % nuk është pak po të kemi parasysh se ekonomia jonë ka pasur edhe ritme më të larta në 6-7 apo 8 % përpara krizës globale dhe të eurozonës.
Por të mos harrojmë se çfarë ndikimi të jashtëzakonshëm kishte edhe emigracioni. Janë disa qindra milionë euro që nuk vijnë më në vend. Të mos harrojmë se çfarë ndikimi kishte industria e ndërtimit në gjithë këtë aktivitet ekonomik, sepse ishte industria kryesore dhe kështu me radhë. Dhe unë besoj se ekzistojnë të gjitha mundësitë që jo vetëm kjo rritje të jetë e sigurt, por mund të jetë edhe më e madhe. Në rast se Qeveria, Parlamenti, mazhoranca në radhë të parë reflekton edhe më shumë ndaj shumë shqetësimeve që ngritët ju, ndaj shumë shqetësimeve që kanë ngritur grupet e interesit, që kanë ngritur aktorë të ndryshëm ekonomikë, shoqatat e sipërmarrjes, dhomat e tregtisë e kështu me radhë.
Mos mendoni se vetë Kryeministri Edi Rama është shumë i kënaqur me këtë buxhet. Jam i bindur se edhe ai do donte të kishte shumë më tepër investime
kapitale, por edhe kaq nuk janë pak. E rëndësishme është të realizohen në kohë, të realizohen me cilësinë e duhur dhe të ndihmojnë për të pasur një rritje më të madhe në vitet e tjera, pra në vitet 2016-2017, ku parashikohet që rritja ekonomike të jetë mbi 4-4.5 %. Absolutisht do të ishte mirë që të kishim bërë një mbështetje në këtë buxhet dhe në këtë paketë fiskale për sektorin e turizmit, i cili është në një situatë të vështirë dhe që përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e vendit, për punësimin, për rritjen ekonomike e kështu me radhë. Por nuk mund të riskonim më shumë, pasi jo pak lehtësira fiskale janë bërë duke i dhënë prioritet të veçantë për këtë vit bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe stimulimit të industrisë përpunuese të kromit, të naftës dhe hidrokarbureve në përgjithësi në vend, në mënyrë që të nxisim mbylljen e ciklit të përpunimit dhe të pasurimit brenda vendit dhe të përfitojë sa më shumë nga pasuritë tona natyrore, jo vetëm vlerë, por edhe prodhime dhe punësim brenda vendit.
Suksesi i realizimit në vija të përgjithshme të këtij projektbuxheti i cili është në një proces debati dhe shpresoj dhe përmirësimi deri në miratimin e tij përfundimtar nen për nen më 27 nëntor, besoj do të na krijojë më shumë siguri për të ndërmarrë politika të tjera lehtësuese fiskale në të ardhmen për sektorin e turizmit, që është një sektor vendimtar për të ardhmen e vendit dhe ëpr mijëra-mijëra familje shqiptare. Këtu kam parasysh rishikimin e TVSH-së e cila vazhdon të mbetet më e larta në rajonin tonë, por edhe për shumë sektorë të tjerë.
Por jam i bindur që bujqësia e meriton këtë mbështetje dhe do t’ia kthejë këtë mbështetje që merr nga buxheti i shtetit dhe nga paketa fiskale shumë shpejt. Trendi i rritjes së bujqësisë dhe i rritjes së eksporteve shqiptare është mjaft pozitiv, sidomos në fruta perime. Jam i bindur se kjo politikë që po ndiqet do t’i japë një rritje mjaft pozitive edhe sektorit të peshkimit, por edhe sektorit të blegtorisë, i cili për fat të keq ka patur një stanjacion dhe një ndikim negativ. Dhe absolutisht e njëjta gjë do të ndodhë edhe me sektorin e energjisë.
Mbështetja e madhe që jepet për energjinë, pavarësisht se ajo duket sikur është një kosto për momentin për qytetarët dhe për ekonominë e vendit, dhe është një fakt që energjia është një faktor negativ për rritjen ekonomike të vendit sot, por në sajë të reformave që janë ndërmarrë, në sajë të kësaj mbështetje që po
jepet dhe të këtij aksioni përcaktues për t’i dhënë fund abuzimit dhe keqadministrimit të këtij sektori dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me Bankën Botërore dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, jam i bindur se nuk do të jetë 2018-ta viti kur energjia do të fillojë të kontribuojë pozitivisht në favor të rritjes ekonomike të vendit, por kjo gjë do të mund të ndodhë edhe më parë.
Prandaj besoj që mbështetja e bujqësisë, mbështetja e energjisë, mbështetja më e madhe që vihet re për inovacionin dhe teknologjinë, që janë mjaft të rëndësishme për të rritur ekonominë e vendit dhe për të qenë më konkurrues, do të ketë efektet e duhura për të realizuar një rritje ekonomike ndoshta edhe më të madhe se sa 3 për qind po të keni parasysh që sa më shpejt të rishikohet kufizimi i mundësive për lejimin e ndërtimeve, pra flasim për të lejuar ndërtime të rregullta, jo për të vazhduar me këtë shkatërrim të hapësirave të territorit, shanset për një rritje ekonomike më të madhe do të shtohen. Sidomos sa i takon investimeve në fushën e turizmit, pra të ndërtimeve në fushën e turizmit, kuptohet flasim për ndërtime cilësore, të standardeve më të mira.
Njëkohësisht është e rëndësishme të kuptojmë që mesazhi që një kolegia juaj dha është shumë e rëndësishme. Buxheti nuk është vetëm i qeverisë, nuk është vetëm i Parlamentit, buxheti është i çdo qytetari , është i çdo sipërmarrjeje në këtë vend. Prandaj, të gjithë kemi në dorë dhe kemi mundësi të kontribuojmë që ai buxhet të jetë sa më i dobishëm për secilin prej nesh, për familjet tona dhe për të gjithë shoqërinë dhe për të gjithë vendin. Të gjithë duke kontribuar përmes pjesëmarrjes në procesin e formalizimit më të plotë të ekonomisë, sepse sa më shumë të kontribuohet në këtë drejtim, aq më shumë do të rriten mundësitë për të investuar shumë më tepër në rritjen e standardeve të shërbimeve publike që qytetarët tanë i meritojnë më të larta se sa deri më tani.
Unë besoj që jemi në rrugën e duhur. Është e rëndësishme të kemi në konsideratë se nuk kemi më një ekonomi e cila mund të bëjë çfarë të dojë. Derisa kemi zgjedhur integrimin, kemi zgjedhur që njëkohësisht të jemi edhe të kushtëzuar në shumë politika nga ata faktorë të cilët janë përcaktuar në në një kuadër më të gjerë. Këtu kam parasysh që ekonomia jonë është pjesë e ekonomisë së rajonit dhe ritmet e rritjes ekonomike në rajonin tonë janë më të
ulëta se 3 për qind. Mos të harrojmë se ekonomia jonë është pothuajse pjesë e ekonomisë së eurozonës. Mos të harrojmë që partnerët tanë ekonomikë dhe tregtarë janë Italia dhe Greqia.
Dukej sikur kriza ishte në Greqi, por kriza ishte edhe në Shqipëri. Ishte jo vetëm tek familjet tona, tek emigrantët tanë, jo vetëm tek të ardhurat drastike në rënie, por edhe në ndikimin në rënien e shumë investimeve në vendin tonë. Mos të harrojmë njëkohësisht që Italia ka qenë në një situatë mjaft kritike dhe për fat të keq, Italia është pothuajse në recension për momentin. Pra është në një tendencë rënie e rritjes ekonomike. Por të mos harrojmë se 40 për qind e eksporteve tona janë të destinuara për tregun italian, pra këto janë disa faktorë të rëndësishëm të cilët duhen marrë në konsideratë.
E fillova me partneritetin publik dhe privat, meqenëse dhe ky aktivitet është prej këtij bashkëpunimi dhe prej kësaj kulture të re. Unë besoj se është shumë e rëndësishme të mos shikohet vetëm Qeveria si aktor kryesor dhe Parlamenti në këtë drejtim. Padyshim Qeveria do të bëjë detyrën e saj dhe do të investohen gati 800 milionë dollarë investime publike, pra rreth 80 miliardë lekë. Por duhet të forcohet fryma e këtij partneriteti që unë përmenda, sepse një rol shumë të rëndësishëm ka sektori bankar për të investuar në ekonomi, sidomos përmes rritjes dhe lehtësimit të kredive. Një rol të rëndësishëm kanë vetë sipërmarrjet në këtë drejtim të cilat padyshim kanë nevojë të përmirësojmë performancën e tyre. Gjë që do t’i krijojë mundësi edhe sistemit bankar për t’i mbështetur ato edhe më shumë. Natyrisht, që ka edhe Qeveria dhe unë e nënvizoj rëndësinë e orientimit edhe nga Qeveria, të sipërmarrësve, sidomos të atyre të cilët kanë investuar deri më tani në sektorin e pasurive të patundshme, në sektorin e ndërtimeve, i cili natyrisht që përjeton stanjacion dhe vështirësi dhe i cili nuk garanton më ato ritme fitimi si përpara 10 viteve që të fillojnë të fokusohen në sektorët e rinj të cilët janë sektorë të garantuar për rritjen e ekonomike në vend, janë sektorë ku Shqipëria mund të konkurrojë, ku Shqipëria mund të eksportojë, dhe një prej tyre në mënyrë të veçantë, padyshim dhe më i sigurti sa i takon rritjes ekonomike sa i takon eksporteve, është bujqësia. Jam i sigurt se në rast se shumë nga ndërtuesit e deritanishëm do të kishin më shumë informacione nga Ministria e Bujqësisë, nga Agjencia e Zhvillimit Rural dhe nga shumë institucione të tjera mbi normën e fitimit, në
një hektarë sera me perime, apo në 5 hektarë sera me luleshtrydhe, e kështu me radhë, padyshim që ne do të kishim një zhvillim shumë të shpejtë të bujqësisë dhe këta sipërmarrës do të ndiheshin jashtëzakonisht të kënaqur dhe të lumtur me fitimet e tyre.
Sepse është shumë e vërtetë që një fermer me 5 dynym apo qoftë edhe me një hektar has vështirësi të mëdha për të mbajtur edhe familjen sepse mundësia e financimit të tij apo dhe mundësia e kreditimit të tij është shumë më e vështirë, sepse edhe besueshmëria është shumë më a e pakët. Por absolutisht që kur bëhet fjala për investitorë të cilët janë në gjendje të financojnë shuma, jo dhe të jashtëzakonshme, por le të themi fare të mundshme për ta, deri në 500 mijë euro, apo dhe deri në një milionë euro, në sera sidomos, absolutisht që kthyeshmëria është shumë e shpejtë, norma e fitimit është shumë e lartë dhe është një investim i sigurt dhe afatgjatë për të ardhmen. U ndala këtu në mënyrë të veçantë për të thënë se janë shumë faktorë të cilët ndikojnë së bashku për të krijuar një kulturë të re në debatin për buxhetin, por dhe në kontributin që secili duhet të japë në këtë proces, jo duke qëndruar indiferent, por duke dhënë idetë e tij, duke dhënë mendimet e tij, duke bërë propozimet e tij, duke bërë amendimet përkatëse, sepse në fund të fundit, të gjithë ndikohemi nga buxheti, të gjithë ndikohemi nga borxhi, të gjithë ndikohemi nga deficiti, të gjithë ndikohemi nga normat e interesit, të gjithë ndikohemi nga mënyrat se si bëhen investimet dhe se ku bëhen ato. Prandaj, unë e çmoj shumë këtë debat. Ju uroj suksese. Falënderoj edhe Prof. Dhori Kule, Rektor të Universitetit të Tiranës, Prof. Haderi, Dekan të Fakultetit, Prof. Anastas Angjelin, kolegun tim deputet, por edhe ish- pedagogun tim dhe shumë pedagoge dhe pedagogë të tjerë këtu për punën dhe për angazhimin e tyre sepse të jeni të sigurt se ky nivel dhe ky standard që ju treguat me këtë debat ka në themel edhe pasionin e tyre për të shërbyer në arsimimin tuaj dhe të gjeneratave të tjera. Faleminderit dhe suksese!
/Shqiptarja.com